Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

LISTA/ 10 bashki në prag falimentimi, Tatimet shpallin mbledhjen me forcë të detyrimeve

10/12/2015
LISTA/ 10 bashki në prag falimentimi, Tatimet shpallin mbledhjen me forcë të detyrimeve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Njësitë e reja të pushtetit vendor duket se janë zhytur në vështirësi të thella financiare pasi 10 prej tyre janë të listuara në listën e tatimpaguesve të këqij nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
Bashkia e Fushë-Krujës, ajo e Krujës, Kavajës, Divjakës, Rrogozhinës, Memaliajt, Përmetit, Poliçanit, Libohovës dhe Tepelenës janë në prag të falimentit dhe ndaj tyre kanë nisur ekzekutimi i detyrimeve tatimore me forcë.
Burimet nga tatimet bënë me dije se detyrimet e njësive vendore janë akumuluar si të tilla nga mospagesa e kontributeve për punonjësit dhe të tjerave të krijuara nga ndërmarrjet në varësi të këtyre njësive.
Me ndarjen e re administrative dhe shkrirjen e komunave një pjesë e detyrimeve të tyre i kanë kaluar njësive të mëdha (bashkive) duke i rënduar edhe më tej situatën financiare të tyre.
Të 10 bashkitë debitore ndaj shtetit janë të përfshira në listën e tatimpaguesve me detyrime të papaguara në afat, ndaj të cilëve Administrata tatimore, në zbatim të nenit 91 të Ligjit nr. 9920, datë 19. 05. 2008 “Për Procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, ka vendosur marrjen e masave të sigurimit mbi të gjithë pasuritë për ekzekutimin e detyrimeve dhe se ka filluar procedura e mbledhjes me forcë të tyre.
Sipas burimeve zyrtare në Tatime, njoftimi e subjekteve debitore bëhet që personat e tretë të marrin dijeni për fillimin e këtyre procedurave dhe që organet apo institucionet të cilët kanë bëre regjistrime të pasurive të luajtshme apo të paluajtshme të tatimpaguesve debitorë, të regjistrojnë detyrimin tatimor të papaguar si barrë mbi këtë pasuri dhe të mos lejojnë kryerjen e transaksioneve për transferimin e pasurive të tatimpaguesve debitorë, deri në momentin që detyrimi tatimor i papaguar të arkëtohet.
“Ky publikim bëhet që të njoftojë të gjitha palët që kanë interesa me këta tatimpagues. Me pagimin e plotë të detyrimit, të dhënat e subjektit fshihen nga kjo faqe” sqaron më tej Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

 

Bashkitë ndaj të cilave ka nisur mbledhja e detyrimeve me forcë

1-BASHKIA FUSHE KRUJE
2-BASHKIA KRUJE
3-BASHKIA KAVAJE
4-BASHKIA DIVJAKE
5-BASHKIA RROGOZHINE
6-BASHKIA MEMALIAJ
7-BASHKIA PERMET
8-BASHKIA POLIÇAN
9-BASHKIA LIBOHOVE
10-BASHKIA TEPELENE

(“Monitor”)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Thirrje “Rama, hajdut”. Protestë dhe tensione në Durrës për projektin TID, Rama: “Prishje do të ketë, projekti nuk ndalet”

Rama: Gati propozimi Rama-Balla-Manja për mbrojtjen e ministrave nga SPAK

15/02/2026

SAMI NEZA/ Ligji për pavarësinë e ekzekutivit, ligj për pamundësinë e gjyqësorit

15/02/2026
Riatdhesohet në Eva Dumani, ishte 8 vjeçe kur i ati e mori në Siri

Riatdhesohet në Eva Dumani, ishte 8 vjeçe kur i ati e mori në Siri

14/02/2026
Ikja e Agaçit dhe Bizhgës nga Rama/ Berisha: Minjtë ikin kur mbytet anija

Ikja e Agaçit dhe Bizhgës nga Rama/ Berisha: Minjtë ikin kur mbytet anija

14/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Thirrje “Rama, hajdut”. Protestë dhe tensione në Durrës për projektin TID, Rama: “Prishje do të ketë, projekti nuk ndalet”

Rama: Gati propozimi Rama-Balla-Manja për mbrojtjen e ministrave nga SPAK

15/02/2026

SAMI NEZA/ Ligji për pavarësinë e ekzekutivit, ligj për pamundësinë e gjyqësorit

15/02/2026
Riatdhesohet në Eva Dumani, ishte 8 vjeçe kur i ati e mori në Siri

Riatdhesohet në Eva Dumani, ishte 8 vjeçe kur i ati e mori në Siri

14/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.