INSTAT: Tremujori i tretë 2015 rritet papunësia, arrin në 17.5%

INSTAT: Tremujori i tretë 2015 rritet papunësia, arrin në 17.5%

100
0
Shares

Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2015 shkalla e papunësisë arriti në 17.5%, duke shënuar rritje në krahasim me tremujorin e mëparshëm, kur ky treguesi ishte 17.3%. Edhe në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, papunësia është rritur lehtë (në tremujorin e tretë 2014 ishte 17.4%). Efektin kryesor në rritjen e papunësisë në raport me një vit më parë e kanë femrat, shkalla e papunësisë tek të cilat është rritur me 3.2 pikë përqindjeje.
Sipas INSTAT, referuar publikimit të Anketës së Forcave të Punës, numri i të punësuarve të moshës 15-64 vjeç për të njëjtën periudhë ishte 1.063.692 persona, ndërsa i të papunëve (mosha 15-64 vjeç) ishte 226.281 persona.

Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2015 në Shqipëri

• Për popullsinë e moshës 15-64 vjeç shkalla e papunësisë është 17,5 %.
• Për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç shkalla e papunësisë është 32,3 %.
• 64,7 % e popullsisë 15-64 vjeç është aktive në tregun e punës, pra e punësuar ose në kërkim
aktiv të një pune.
• Shkalla e punësimit për popullsinë e moshës 15-64 vjeç është 53,3 %.
• Shkalla e punësimit për meshkujt është 16,4 pikë përqindje më e lartë sesa për femrat.

Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2014 për popullsinë 15-64 vjeç
• Numri i të punësuarve është rritur me 20.634 persona.
• Numri i personave të papunë është rritur me 6.695.
• Numri i personave në moshë 15-64 vjeç jashtë tregut të punës ka rënë me 25.252.
• Shkalla e papunësisë për femrat është rritur me 3,2 pikë përqindje, ndërsa për meshkujt ka
rënë me 2,2 pikë përqindje.

Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2015 për popullsinë 15-64 vjeç


• Numri i të punësuarve është rritur me 14.784 persona.
• Numri i personave të papunë është rritur me 6.118.
• Numri i personave në moshë 15-64 vjeç jashtë tregut të punës është ulur me 17.985.
• Shkalla e papunësisë ka rënë me 0,1 pikë përqindje për meshkujt dhe është rritur me 0,5 pikë
përqindje për femrat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY