Hapet zyra e FAO-s në Shqipëri, na dha çmimin e ushqimit në...

Hapet zyra e FAO-s në Shqipëri, na dha çmimin e ushqimit në 1988

90
0
Shares

Ministri Panariti dhe Drejtori i Përgjithshëm i FAO, Z. Jose Graziano da Silva, në ceremoninë e hapjes së Zyrës së FAO në Shqipëri

Organizata nderkombetare per ushqimin e bujqësinë FAO hapi zyrat e saj në Tiranë.

Kjo është hera e parë që shohim një bashkëpunim konkret mes Shqipërisë dhe kësaj zyre që nga viti 1988, 2 vjet para rrëzimit të diktaturës kur kjo zyrë i akordoi Shqipërisë çmimin ndërkombëtar për ushqimin.

Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti dhe Drejtori i FAO-s Jose Da Dilva, theksuan se objektiv i FAO-s është mbështetja e fermave për të rritur prodhimin si dhe aplikimi i modeleve të biznesit që ndihmojnë në shitjen e tij.

Sipas drejtorit te FAO-s, prodhimi e shitja mund te rriten permes kontratatave paraprake mes fermereve dhe agroperpunuesve apo tregtareve te prodhimeve bujqesore. Ai nënvizoi rolin e zyrës së FAO në Tiranë, e cila do të sjellë organizatën më pranë përfituesve direkt, si institucionet publike (përfshirë qeverinë shqiptare), botën akademike, shoqatat e fermerëve, bizneset bujqësore dhe agro-përpunuese. Mbështetja e FAO, shtoi da Silva, do të jetë jo vetëm në bujqësi, por dhe në fusha të tjera si mjedisi, energjia e rinovueshme, agro-turizmi. Nga zyra e FAO, do të ofrohet ekspertizë në nivel të lartë për reformat ndërsektoriale të qeverisë, integrimi në BE dhe reformat institucionale.

 

Zyra e FAO-s në Shqipëri eshte e para qe ngrihet ne rajonin e Ballkanit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY