Gazeta italiane/Edi Rama dhe Fatos Lubonja, ide të ndryshme për islamin radikal

Gazeta italiane/Edi Rama dhe Fatos Lubonja, ide të ndryshme për islamin radikal

104
0
Shares

Kryeministri Edi Rama dhe analisti Fatos Lubonja kanë komentuar arsyet sipas tyre që cojnë qytetarë të ndryshëm në Shqipëri të përqafojnë islamin radikal.

Të intervistuar nga gazeta italiane Il Foglio si pjesë të një reportazhi të saj me titull “Rruga e luftëtarëve të huaj italian kalon nga Shqipëria”, ata kanë shprehur arsye të ndryshme lidhur me praninë e elementëve radikalë islamikë në vend.

“Nëse këto ide radikale kanë gjetur vend në mendjet e njerëzve që jetojnë në Suedi dhe Norvegji, nuk mendoj se duhet të befasohemi nëse gjejnë hapësirë dhe në një vend të vogël dhe të prapambetur”, ka arsyetuar Edi Rama.

“Përgjigja për radikalizmin islamik është zhvillimi ekonomik, por edhe ai kulturor”.

Pavarësisht se janë rritur masat antiterror, Rama beson se terrorizmi luftohet vërtetë vetëm duke vepruar mbi shkaqet sociale dhe ekonomike që e shkaktojnë atë.

Për këtë Rama flet shpesh për progresin që ka bërë vendi i tij në këto fronte.

Sot thotë ai, vendi ka një demokraci të qëndrueshme me rritje ekonomike dhe një popullsi të re dhe të edukuar.

“Të rinjtë vazhdojnë të largohen nga vendi dhe oligarkët në pushtet janë zgjatimi natyral i regjimit komunist”, thotë Fatos Lubonja

Në vijim ai thotë se mes dy alternativave të lindjes së një lëvizjeje për të protestuar ndaj oligarkisë si Syriza dhe lindjes së një lëvizjeje fetare si AKP, sheh më të mundshme këtë të fundit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY