Mosbindja civile do të jetë leva e Arkimedit për opozitën deri në rikthimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Kështu u shpreh ish-kryeministri, Sali Berisha, në aktivitetin e organizuar nga Fondacioni për Liri dhe Demokraci, teksa e cilësoi protestën e 8 Dhjetorit uragan madhështor i revolucionit demokratik.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka nënvizuar se vendi është në një situatë kritike dhe se qeveriset nga një organizatë kriminale. Duke përmendur emra konkretë, Berisha lidhi emrin e deputetit Koço Kokëdhima me kriminelët.
“Kokëdhima, farë ka krimineli më shumë se ky? Ka marrë më shumë se 150 pagesa nga paratë publike që kur është bërë deputet i jugut…,kur qarkullojnë të lirë Shullazi dhe Arben Frroku, se moralin e tyre e ndan Rama. Rinia dhe roli i saj është shumë i rëndësishëm. Vendi është në situatë kritike, qeveriset nga një organizatë kriminale, që vjedh me tendera e koncesione pasuritë publike”, tha Berisha.
Por shqetësimi i shumë prej panelit të të ftuarve, në aktivitetin e Fondacionit për Liri e Demokraci, ishte nëse do të jetë e aftë opozita të rikthejë shpresën tek shqiptarët, duke u kthyer në një alternativë bindëse.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/