Tiranë, në pranga 2 gjimnazistë për pistoleta “Ekol”,kapet djali i deputetit

Tiranë, në pranga 2 gjimnazistë për pistoleta “Ekol”,kapet djali i deputetit

95
0
Shares

Dy nxënës të një gjimnazi në Tiranë u arrestuan sot pasi policia konstatoi se mbanin armë pa leje fill pas një konflikti fizik mes nxënësve të gjimnazit Vasil Shanto dhe Besnik Sykja.

Sipas policise djali ka siguruar pistoleten nga frika e nje sulmi tjeter ndaj tij. Burime I thane droni.al se ai eshte djali I deputetit Mehill Fufi.

Njoftimi i policisë:

“Sot më datë 04.12. 2015, pas informacionit të marrë u organizua puna dhe u bë e mundur identifikimi i personave të përfshirë në një konflikt në shkollën “Vasil Shanto”, para 3 ditësh si edhe u gjet një armë pistoletë tip “Ekol” me tre fishekë.

Pas kryerjes se veprimeve proceduriale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit,

• Geri Fufi 16 vjeç, lindur në Lezhë dhe banues në Tirane.

Ky shtetas akuzohet për veprën penale të “Armbajtje pa leje ” neni 278 i K. Penal.

• M. B, 17 vjeç, lindur e banuese në Tiranë.

Kjo shtetase akuzohet për veprën penale të “Armbajtje pa leje ” dhe “Moskallëzim krimi” nenet 278 dhe 300, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. H, 16 vjec, lindur e banues në Tiranë për veprën penale të “Moskallëzim krimi” neni 300 i kodit penal.

Këta shtetas u arrestuan pasi në datë 01.12.2015, shtetasi me iniciale E.F, nxënës në gjimnazin “Besnik Sykja” ka shkuar në mbështetje të disa shokëve të tij të cilët ishin duke konfliktuar me disa persona pranë shkollës “Vasil Shanto”.

Me pretendimin për tu sqaruar ky shtetas pasi është përfshirë në këtë konflikt, ka gjuajtur me grushta njërin nga personat e palës tjetër.

Në këto kushte shtetasi G. F, është frikësuar pas kësaj situate të ndodhur, për këtë arsye ai ka shkuar në qytetin e Laçit dhe ka marrë një pistolete Ekol, duke e mbajtur me vete në shkollë për vetëmbrojtje nga personat të cilët kishte goditur me grushta. Gjatë procesit të mësimit, ai ja ka dhënë pistoleten shoqes së shkollës shtetases me iniciale M. B, për ta mbajtur në çantë, e cila u arrestua nga Policia gjithashtu.

Veprimet u kryen në prezencë të psikologes së shkollës dhe psikologes së Policisë, dy avokatëve dhe në prezencë të familjarëve.

Materialet proceduriale do i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY