Edhe Shoqata e ish-të përndjekurve në Shkodër ka reaguar në lidhje me dekorimin që kryeministri i ka bërë hetuesit të At Zef Pëllumi, Shyqyri Çokut. Kryetari i kësaj shoqate Zenel Drangu, në një intervistë për News24 shprehet se ish-të përndjekurit janë tepër të indinjuar dhe nuk e kanë pritur aspak mirë këtë gjë. Sipas Drangut vetëm në Shqipëri ndodh që të dekorohet persekutori dhe viktima. Ndërkohë Drangu u shpreh se Shyqyri Çoku i ka shërbyer me zell të madh atij regjimi ndërsa vartësit e tij kanë futur pronarët për së gjalli ne dhe për t’iu marrë pronat.Shoqata e ish-të përndjekurve në Shkodër kërkon nga kryeministri tërheqjen e dekorimit për Shyqyri Çokun.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/