Debatet vazhdojnë të jenë të larta në kuvend, teksa kryeministri Rama prezanton projektbuxhetin për vitin 2016. Kanë qenë sulmet e herëpashershme të Edi Ramës ndaj opozitës që kanë tensionuar situatën.
“E bëtë shtetin kashtë e koqe”, ishte provokimi më i fundit i kryeministrit.
Pas kësaj, deputetët e opozitës kanë rrethuar kryeministrin teksa po fliste në foltoren e kuvendit. Noka ishte i pari që u ngrit rreth foltores së Kuvendit, duke u ndjekur më pas nga deputetët e tjerë. Kjo ka bërë që menjëherë të ndërhyjnë badiguardët e Kuvendit për të krijuar një gardh para Ramës, i cili ishte duke folur në foltore. Rama u thoshte deputetëve: “Uluni, uluni!”. Ndërsa Meta i pyeste deputetët: “Keni nevojë për pushim?”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/