Operacion ndërkombëtar kundër piratëve të informatikës, “çlirohen” 225 shtete nga virusi “dorkbot...

Operacion ndërkombëtar kundër piratëve të informatikës, “çlirohen” 225 shtete nga virusi “dorkbot malware”

59
0
Shares

Një operacion ndërkombëtar është zhvilluar kundër piratëve të informatikës. Pjesë e këtij hetimi dhe operacioni ka qenë edhe policia shqiptare, mes 36 shteteve.
Burime zyrtare të policisë, bëjnë të ditur se, në kuadër të operacionit ndërkombëtar “Dorkbot malware”, në bashkëpunim me EUROPOL dhe FBI-në, Sektori për Krimet Kompjuterike në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, si edhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kryen regjistrimin e procedimit penal për veprat penale të “Ndërhyrjes në sistemet kompjuterike” dhe “Keqpërdorim të pajisjeve”, të parashikuara nga nenet 293/c dhe 293/ç të Kodit Penal.
Duke koordinuar veprimet nëpërmjet EUROPOL-it, në datë 3 dhjetor 2015 në orën 13:00, u bë ndërhyrja në të njëjtën kohë në 36 shtetet pjesëmarrëse në këtë operacion, duke nxjerrë jashtë funksionit serverët, të cilat ishin objekt hetimi.
Gjatë hetimeve janë ekzaminuar të dhënat e gjetura nga viruset “Dorkbot malware” dhe janë identifikuar 1.427 ndërhyrje, me shtetas të prekur në 225 shtete në mbarë botën, si dhe 475.532 IP të infektuara nga këto viruse.
Po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY