Vendi ku u gjet foshnja e groposur
Një e re shqiptare në Itali, pasi ka provokuar abortin e foshnjës në muajin e 7 të shtatzënisë së saj, e ka masakruar fëmijën, e seksit femër dhe e ka groposur më pas atë. Pas zbulimi, 17 vjeçarja shqiptare është prangosur nga policia italiane.
Sipas medieve italiane, mësohet se dy javë më parë shqiptarja 17 vjeçare, rezidente në këtë qytet, lindi në shtëpi vajzën e saj në muajin e 7 të shtatzënisë.
Sipas policisë italiane ajo e ka vrarë mizorisht me goditje thike foshnjën e saj të seksi femër dhe e ka varrosur në një park pranë shtëpisë.
Zbulimi i kësaj ngjarje makabre ka ndodhur më datën 18 nëntor kur pas lindjes në shtëpi vajza ka pësuar një hemorragji të brendshme duke kërkuar ndihmë në spitalin e qytetit e nën identitetin fals të një mikeshe të saj mazhorene.
17 vjeçarja kishte rrëfyer në spital e ishte shtatzëne prej pak javësh e se kishte pësuar një abort spontan në shtëpi. Por pasi kanë marrë dëshminë e mjekëve, policia ka nisur dyshimet dhe është vënë në hetim
Në parkun pranë shtëpisë është gjetur trupi i pa jetë i një foshnje të seksit femër. Autopsia e kryer mbi trupin e foshnjës nga mjeku Antonelo Cirnelli ka konfirmuar për vdekjen e tmerrshme pas disa goditjeve me thikë të marra në trup. Sipas autopsisë foshnja e seksit femër ka lindur e gjallë në muajin e 6 o të 7 të shtatzënisë e plotësisht e formuar. Lindja ka qenë e detyruar pas disa ilaçeve abortive të marra nga nëna 17 vjeçare shqiptare e në banjën e shtëpisë.
Pas lindjes nëna shqiptare e ka vrarë me disa goditje thike në trup foshnjën e saj e më pas e ka varrosur në një park pranë shtëpisë. Sipas policisë italiane foshnja qe fryt i dashurisë mes 17 vjeçare e një bashkëmoshatari të saj i moshës 18 vjeç.
Nëna shqiptare 17 vjeçare është arrestuar nën akuzën e vrasjes së qllimshme si dhe për fshehje të trupit të viktimës e deklarata të rreme për identitetin personal. Nën hetim nga drejtësia italiane për këtë ngjarje janë dhe i dashuri i saj 18 vjeç e mikesha qe e ka ndihmuar të marrë ilaçet abortive.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/