Policia e Tiranës ka bërë arrestimin e 6 punonjësve të policisë private SHPSF “Rogat Security”, me akuzën se nuk vepruan për ruajtjen e vlerave monetare në vjedhjen e makinës së blinduar. Automjeti i blinduar i shoqërisë private të sigurimit, që transportonte parà, është grabitur mesditën e së enjtes në afërsi të Laknasit, në kryeqytet.
Në pranga janë vënë :
1- Alban Sharra, 43 vjeç , banues në Tiranë
2- Agron Ademi, 44 vjeç , banues në Tiranë
3- Agron Lloha, i datëlindjes 07.01.1968, banues në Tiranë.
4- Niko Prifti, 38 vjeç , banues në Tiranë
5- Eduard Metollari, 32 vjeç , banues në Tiranë
6- Artan Mane, 45 vjeç , banues në Tiranë, me detyrë administrator i shoqërisë. (Neni 248 i K.Penal)
Këta shtetas u arrestuan sepse në Qafë Kashar-Rinas, afër kthesës së Laknasit, 5 persona të armatosur, kanë qëlluar dy herë në ajër me armë zjarri dhe kanë goditur me mjete të forta xhamin e mjetit transportues, ku kanë marrë një sasi lekësh që po transportoheshin nga eksorta e SHPSF ‘’Rogat Security 1’’. Në afërsi të urës së Limuthit është gjetur tërësisht i djegur mjeti markës ‘’Jeep grand Cheroke’’, me të cilin autorët kishin kryer ngjarjen. Duke marrë nga kjo ekskortë një armë zjarri automatik e poseduar prej rojës së SHPSF-së Alban Sharra. Në vendin e ngjarjes u gjet me cilesinë e provës materiale dy gëzhoja kalibër 7.65 mm, dy fishekë luftarake model 56, një predhë e dëmtuar, një fenerlinë policie, dy leva hekuri. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/