Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor të Fushë Bulqizës, ku nga përplasja e dy automjeteve dy persona kanë gjetur vdekjen dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidentit të rëndë rrugor të ndodhur sot paradite Fushë-Bulqizë.
Ngjarja ka ndodhur në aksin kombëtar që lidh qytetin e Bulqizës me atë të Peshkopisë.
Dy automjete, një tip Mercedes Benz me targa AA733CG dhe një Land Rover me targë AA383FE janë përplasur me njëra-tjetrën, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur katër persona.
Sipas informacioneve paraprake të policisë, dy shtetaset Zylije dhe Sadete Kryemadhi, motra me njëra-tjetrën, kanë gjetur vdekjen rrugës për në spital, ndërkohë që raportohet për një fëmijë 10-vjeçar në gjendje të rëndë që pritet të niset me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e dinamikës së saj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/