VIDEO/Rrëfimi i Jozefina Topalli: Konkurova me djalin e Ramiz Alisë por prapë...

VIDEO/Rrëfimi i Jozefina Topalli: Konkurova me djalin e Ramiz Alisë por prapë më lanë pa shkollë

159
0
Shares

Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e akuzuar sërish sot nga Taulant Balla mabjti një fjalë në Parlament ku rrëfeu për herë të parë vuajtjet e saj dhe te familjes në komunizëm. Ajo tregon se si konkuroj me djalin e Ramiz Alisë, si nuk ia dhanë të drejtën e shkollës edhe pse ishte fituese e olimpiadës.

Fjala e Topallit

Ti djalë ke 10 vite që shpif dhe unë të falënderoj, të falënderoj shumë…(ndërhyn Balla)! Mbylle gojën tash dhe dëgjo. Kam qenë me të gjitha 10-ta dhe kam fituar olimpiada me diferencë të madhe nga vendi i dytë.

Nuk ma dhanë shkollën, por kam fituar olimpiadën kombëtare të matematikës ku kamë dalë e dyta, pasi vendin e parë e mori djali i Ramiz Alisë. Normal, djali i Ramiz Alisë. Ishte edhe i zoti, nuk duhet të gënjej.

Ishte edhe i zoti, por ishte edhe djali i Ramiz Alisë. Ai mori vendin e parë dhe unë pas tij. Nuk ma dhanë të drejtën e shkollës kurrë sepse isha e bija e një familje, e deklasume quhej në atë kohë.

Kështu siç më konsideron ti edhe sot. Jo vetëm që nuk më dhanë shkollën, por nuk më dhanë as punë. Ishim një familje që është rritur me vetëm 6 mijë lekë pension.

Babai ishte i paralizuar dhe merrte vetëm katër mijë lekë pension. Tre fëmijë, nëna ishte e papunë dhe sa për të ngrënë bukën e gojës kishim. Prapë nuk na dhanë punë, as mua as motrës dhe as vllait tim.

Vëllai im ishte kampion republike në volejboll, i shkëlqyer. Natyrisht nuk e lanë me ata që të bënte karrierë sepse ishte familje e deklasume.

Pas tre vitesh më thanë shko dhe puno me tre turne. Ti more mostër mashtrues. Shkova të filloja punë si punëtore tre turnesh, por më kthyen mbrapa dhe më thanë që një fëmijë, një vajzë e një familje të deklasuar nuk mund të punojë këtu.

Mbrapsht u ktheva në shtëpi. Pastaj më thanë shko puno me tre turne përsëri, me thanë je nxënëse dhe pas gjashtë muajsh do fillosh të marrësh rrogën.

Por pas gjashtë muajsh më thanë që nuk ka punë ndaj shko në shtëpi. Për vëllain tim nuk kishte punë, për motrën time me të gjitha dhjeta nuk kishte punë, nëna papunë ndërsa babai i paralizuar.

Ti që shpif për mua do të të them një gjë: Unë kurrë nuk kam folur për veten time, kurrë nuk kam folur për familjen time, kurrë nuk kam thënë se kam qenë e persekutuar sepse shoh që abuzojnë në emër të persekucionit dhe kjo më krijon një neveri.

Por të më akuzosh ti mua për sigurim shteti, për sigurime! Unë ty nuk ta fal sepse kjo është shpifje që më krijon neverinë më të madhe.

Unë kur kam hyrë në Parlament ka pasur një komision, i ngritur për të parë pastërtinë e figurës.

Më ka kontrolluar partia ime, më keni kontrolluar edhe ju në 1997. Dhe do të ta them këtu përpara. Mua nuk më ka ardhur kurrë dora për pikturë.

Po të më nxjerrësh ti një dokument unë tani në sekond jap dorëheqje. Por ti mendon se unë do të qëndroja këtu në parlament nëse do të kisha më të voglin problem.

Ti mendon se unë do të kisha qenë kryetare e parlamentit po të kisha më të voglin problem, more shpifës me pagesë. Jua them këtu përpara, gjejeni dokumentin më të vogël, por me ditëlindjen e Jozefina Topallit dhe jap dorheqjen menjëherë.

Vetëm rrogën kam çuar në shtëpi edhe pse vij nga një prej familjeve më të pasura nga bashkëshorti im. Nga familja e babait nuk kam marrë asgjë nga tokat dhe pasuritë.

Nga familja e bashkëshortit kemi marrë 20% të pasurisë së tyre sepse ka qenë pasaniku më i madh i Tiranës dhe i të gjithë veriut. Unë nuk kam shfrytëzuar karrigen e kryetarit të parlamentit për të marrë pasurinë.

Si familje e persekutuar në fund mua më çuan të punoja si punëtore misri, me të gjitha 10-­ta. Kam punuar aty duke mbjellë e duke korrur për 7 vite dhe pse i kam pasë të gjitha notat 10-­ta. Qaja aty në mes të fshatarëve sepse unë vija nga qyteti dhe nuk e dija çfarë është fshati”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY