Policia ka publikuar emrin e vrasësit të dyshuar të Arben Hasës sot në mëngjes.
“Në vijim të ngjarjes së ndodhur më datë 03.12.2015, ku është gjetur automjeti dhe më pas trupi i pajetë i shtetasit Arben Hasa, ju informojmë se autori i dyshuar është shtetasi Miran Tila, 43 vjeç, banues në Manëz Durrës”, thuhet në njoftimin e policisë.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se midis tyre ka patur një konflikt disa muaj më parë.
Shtetasi i mësipërm, u shpall në kërkim sot dhe po punohet për kapjen e autorit.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
Rreth orës 02:00, në fshatin Shkallë, Manëz, nga Patrulla e Policisë, është gjetur i braktisur automjeti tip BMV me targa AA 938 DR, në pronësi të shtetasit:
• Arben Hasa 39 vjeç, banues në fshatin Karpën, Maminas.
Në automjet janë gjetur njolla gjaku, 2 copë fishekë dhe një gëzhojë automatiku.
Ndërkohë që në orët e para të mëngjezit, në fshatin Manëz të Vjeter është gjetur trupi i pajetë i shtetasit Arben Hasa.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale ” Vrasja me paramendim” dhe ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit ” parashikuar në nenet 78 dhe 278/5 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/