Ndërsa në Kuvend diskutohet për ndryshimet që do ti bëhen Kodit Penal, pjesë e të cilave janë ashpërsimet e masave për biznesin, deputeti i mazhorancës Eduart Ndocaj deklaron se do të votojë kundër.
Një votë e tillë nuk lidhet me ngjyrimet politike, por me statusin e tij prej sipërmarrësi, e si përfaqësues i qindra mijërave të tillë që preken nga ky ligj. Ndocaj thotë se me një ligj të tillë, biznesit do t’i merret fryma, do të tremben nga gabimet e herës së parë, dhe do të ulin qepena,t për të mos shkuar në burg.
“Edhe investitorët e huaj, që do të kenë 50 për qind të sigurt burgun, do të mendohen dy herë që të vijnë në Shqipëri, ndërsa ata ekzistues, do të largohen”, deklaron Ndocaj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/