DOSJA/ Skema e trafikimi kundrejt 25 mijë $ drejt SHBA, dënohen me...

DOSJA/ Skema e trafikimi kundrejt 25 mijë $ drejt SHBA, dënohen me 59 vjet burg 5 të akuzuarit

73
0
Shares

Gjykata për Krime të Rënda dënoi sot me 59 vjet burgim në total 5 persona, të akuzuar nga Prokuroria për Krime të Rënda si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që kalonin shtetas shqiptarë në mënyrë klandestine nga Shqipëria në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sipas të dhënave të administruara në dosje rezulton se procedimi penal në ngarkim të të pandehurve ka filluar pas marrjes së informacionit për kryerje vepre penale nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
veprimtaria e të pandehurve shtrihet që në muajin dhjetor të vitit  2013 e në vijim, dhe konsiston në organizimin e emigracionit të paligjshëm, me destinacion SHBA-në.
Personat që nisen me drejtim SHBA-në janë nga zona të ndryshme të Shqipërisë por kryesisht nga zona e Shkodrës dhe e Malësisë së Madhe. Me qëllim gjetjen e personave dhe krijimin e kontakteve me ta rezultojnë të pasqyruara udhëtimet e të pandehurve në drejtim të qyteteve të ndryshme, konkretisht përmendim udhëtimet e të pandehurit Fatmir Bakalli për të realizuar takime me bashkëpunëtorët e tij, të cilët sigurojnë klientelën.
E gjithë lëvizja e personave kryhet nëpërmjet dhënies së një pagese, e cila varion nga 24 mijë $ deri në 25 mijë $.
Për realizimin e veprimeve aktive i pandehuri Fatmir Bakalli bashkëpunon me të pandehurin Enver Karaj, me të cilin ka njohje të mëparshme, me të pandehurin Fatos Fasko, me të pandehurin Nertil Pervizi, Nikoll Kolaj si dhe me shtetas të tjerë.
Për realizimin e veprimtarisë kriminale përfshihen në të të pandehurit Nertil Pervizi, i cili nuk është shtetas shqiptar, por shtetas maqedonas (me kombësi shqiptare). I pandehuri Nertil Pervizi realizon pritjen e personave me destinacion SHBA-në në Maqedoni ose Bullgari.  Personave që niseshin nga Shqipëria, iu sigurohet pajisja me dokumente identifikimi bullgare të falsifikuara. Klandestinët e pajisur me këtë dokumentacion, udhëtojnë, kryesisht me autobus, për në Itali dhe më pas për në Spanje. Nga Spanja ata udhëtojnë me avion për në Meksikë, ku paraqiten me dokumentet bullgare. Nga kryeqyteti i Meksikës, Mexico ose nga qyteti Kankunit (Cancun), klandestinët udhëtojnë me autobus për në vendin nga ku do të kalojnë ilegalisht kufirin për në SHBA me ndihmën e lidhjeve meksikane të të pandehurit Fatos Fasko, i cili është i pajisur me pasaporte Meksikane.

Në përfundim të procesit gjyqësor, Prokuroria për Krime të Rënda i konsideroi fajtor për veprat penale të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Grup i strukturuar kriminal”, Gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë për shpalljen e tyre fajtor dhe vendosi si më poshtë:
1.      Nertil Previzi dënohet me 11.6 vjet burgim
2.      Fatos Fasko dënohet me 14 vjet burgim
3.      Enver Karaj dënohet me 13 vjet burgim
4.      Fatmir Bakalli dënohet me 11.6 vjet burgim
5.      Nikoll Kolaj dënohet me 9 vjet burgim

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY