Terroristi i Parisit, Samy Amimour u stërvit nga policia franceze

Terroristi i Parisit, Samy Amimour u stërvit nga policia franceze

56
0
Shares

Njëri prej terroristëve të Shtetit Islamik që ishte përfshirë në vrasjen e 89 personave në Paris, raportohet se është stërvitur nga policia franceze.

Samy Amimour, 28-vjeçar, ishte njëri prej kamikazëve që përdori një kallashnikov për masakrën që ndodhi në teatrin Bataclan më 13 nëntor.

Ai ishte prapa sulmeve të koordinuara në të cilat u vranë 130 persona dhe u plagosën 350 të tjerë.

Sot mediet franceze kanë raportuar se Amimour, që jetonte në lagjen e Drancyt të Parisit, ishte stërvitur në klubin e policisë për qitje.

Ai u regjistrua për të marrë leje për armë në vitin 2011 dhe një vit më vonë ai u testua në provat e qitjes me precizion te larte.

Televizioni francez I-Tele raporton se Amimour nuk kishte dosje kriminale kur filloi kursin dhe e hoqi mjekrën që të mos dukej i dyshimtë.

Zyrtarët policorë e mësuan Amimourin se si të përdorte një armë gjysmë-automatike, siç janë 38 Special dhe 22 Long Rifle

Amimour u bë i njohur për agjentët francez në vitin 2012 kur ai u akuzua për terrorizëm ndërsa në shtator të vitit 2013 ai udhëtoi për në Siri.koha.net

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY