Operacion antiterrorizëm Itali – Kosovë, arrestohen 4 kosovarë po planifikonin një atentat...

Operacion antiterrorizëm Itali – Kosovë, arrestohen 4 kosovarë po planifikonin një atentat ndaj Papës

80
0
Shares

Si rezultat i një operacioni antiterrorizëm nga policia italiane, janë bërë 4 arrestime të shtetasve kosovarë. Në operacionin blic te kryer në Breshia dhe Prishtinë, kanë në rënë në pranga 4 shtetas kosovarë pasi akuzohen për nxitje të propagandës xhihadiste dhe urrejtjes raciale.
Sipas medias italiane Sky Tg24, dyshohet se ekziston një kërcënim edhe ndaj Papa Françeskut.
“Ky Papë do të jetë i fundit”, kanë thënë gjatë bisedave telefonike disa terroristë.
Operacioni i policisë italiane në bashkëpunim me autoritetet e Prishtinën, ka përfshirë në të njëjtën kohë disa qytete italiane dhe kosovare.
Falë hetimit është zbuluar një organizatë terroriste, që nëpërmjet rrjeteve sociale, propagandonin ideologjinë xhihadiste. “Truri” i grupit terrorist është arrestuar në Kosovë, ndërsa 3 të tjerët në Itali, ku edhe jetonin prej kohësh. Përveç të arrestuarëve, po ashtu disa të tjerë janë shpallur në kërkim në Breshia, Vicensa dhe Peruxha.
Sipas policisë italiane, kosovarët kishin publikuar në rrjetet sociale disa foto ku kishin dalë me armë. Sipas hetimeve paraprake rezulton se 4 të arrestuarit ishin ekstremist dhe militant të ISIS.
Ndërkohë mediat kosovare kanë dhënë detaje mbi arrestimin e kosovarit për terrirozëm.
Sipas tyre, personi, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, është ndaluar në Han të Elezit rreth orës 06.00 të mëngjesit dhe dyshohet për pjesëmarrje në luftën në Siri. Te ky i dyshuar policia kosovare ka gjetur dhe ka konfiskuar dy armë zjarri në cilësinë e provës materiale
Ndërsa tre të tjerët janë arrestuar në Itali, ku jetonin prej kohësh.
Njëkohësisht, investigatorët kanë lëshuar një sërë fletë arrestesh në Breshia, Viçenca dhe Peruxhia.
Kosovarët kishin publikuar një seri fotografish në web të cilët ndodheshin me armë në dorë.
Nga hetimet doli se ata ishin të radikalizuar dhe merrnin qëndrime tipike të militantëve të ISIS, shkruan TGCom.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY