Një ish-i burgosur ordiner është emëruar nga partia drejtor i Burgut 313

Një ish-i burgosur ordiner është emëruar nga partia drejtor i Burgut 313

373
0
Shares

Edi Rama me Saimir Allushin gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e fundit vendore

Një nga burgjet e sigurisë së lartë prej viti 2013 është nën menaxhimin e një ish-të burgosuri ordiner. Sipas një vendimi gjykate të vitit 1994, mësohet se Saimir Allushi, i cili mban detyrën e drejtorit të Burgut 313, është dënuar nga gjykata me një kohë relativisht të shkurtër dënimi, e barasvlershme me kohën që e paraburgimit.
burgu 313

Burgu 313

Vepra penale në vetvete nuk përbën një krim të rëndë. Gjykata e dënoi për sjellje të padenjë në shoqëri, një vepër penale e ngjashme me prishje të rendit dhe qetësisë publike në Kodin Penal në fuqi. Në atë kohë 21 vjeçar, Saimir Allushi është ndaluar nga policia pasi ecte me shpejtësi me mjetin e tij dhe në një zonë të populluar ka nisur të xhirojë gomat e mjetit dhe të bëjë rrotullime me makinë në rrugë. Është e vërtetë se vitet e fundit, në media u publikuan histori vrasësish, pengmarrësish apo trafikantë që arritën poste të larta në politikë apo administratë, por në asnjë rast nuk kishte ndodhur që një ish të burgosuri t’i besohej drejtimi i burgut.
saimir allushi, vendimi

Faksimile e Vendimit të dënimit të Saimir Allushit

E gjithë kjo “histori”, sipas vendimmarrësve, duket është konsideruar “përvojë”, që e ka bërë Saimir Allushin, të “fitojë” mbi kandidatura të tjera të mundshme.
Pas kësaj, mbetet të “monitorohet” mbajtja e fjalës nga ministri i Drejtësëi Ylli Manjani, i cili nga studio e emisionit “To night” të Ilva Tares në “Ora News” TV, premtoi se në rastin më të parë që me prova do i vërtetohej inkriminimi i ndonjë drejtuesi burgjesh, ai do e shkarkonte…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY