Situatë e tensionuar edhe mëngjesin e kësaj të hëne në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Të pandehurit të cilët akuzohen se kanë rekrutuar shtetas shqiptarë që janë bashkuar me Shtetin Islamik, ISIS kanë hedhur akuza mbi qeverinë se po sulmon fenë islame. Tensioni i krijuar në sallë ka shkaktuar edhe ndërprerjen e seancës gjyqësore.
I pandehuri Fadil Myslymani ka shpërthyer kundër kryeministrit Edi Rama, duke e quajtur “piktor masonik”.
“Ai piktori masonik mos ta kruajë shumë me ISIS-in. Njerëz të pafajshëm futen në burg, zgjidhja e vetme është ISIS. Ne nuk jemi shtet i pavarur, vetëm ISIS e çliron Shqipërinë”, u shpreh ai.
Sakaq, i pandehuri Gerti Pashja, hodhi akuza ndaj KMSH-së duke e cilësuar si vegël të qeverisë, të shtetit.
“Ju jeni kriminelë, armiq të fesë islame. Shteti dhe KMSH kanë marrë peng fenë islame”, u shpreh Pashaj.
Gjyqi, Gerti Pashja grisi vendimin e përgjimeve dhe u largua nga seanca.
Të pandehurit e tjerë thanë nuk po ikin nga ISIS shqiptarët në Gjermani, por se po luftohet Islami.
“Myslimanë të pafajshëm futen në burg. Ortodoksët dhe katolikët trajtohen ndryshe. E keqja s’vjen nga ISIS, por nga pushtetarët që kanë marrë peng fenë islame”, tha Genc Balla.
Pas tensionimit të situatës, seanca gjyqësore u ndërpre, ndërsa seanca e radhës do të zhvillohet pas një jave.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/