Mimi Kodheli, ngatërresa në politikën kosovare

Mimi Kodheli, ngatërresa në politikën kosovare

62
0
Shares

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli që po zhvillon një vizitë në Kosovë këshilloi opozitën e atjeshme që ti kthehet dialogut.

Por mesazhi i saj nuk është mirëpritur nga zyrtarë të politikës në Kosovës.

Ish-kreu i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka dalë kundër disa deklaratave të mbërritura nga zyrtarë të lartë të shtetit shqiptarë, që ftojnë deputetët e opozitës kosovare që të heqin dorë nga dhuna në Kuvend.

Krasniqi ka reaguar përmes rrjeteve sociale me një shkrim të titulluar “A është ky përfaqësim dinjitoz i shtetit?”

“Sot kësaj vjershe që e kanë mësuar si papagalli, përmendsh, iu bashkua edhe ministreja e Mbrojtjes së Shqipërisë, zonja Kodheli e cila paska thënë: Mos merrni mësim nga ne (nga Shqipëria – nënvizimi im) – gjuha e rrugës nuk është zgjidhje”. A vërtetë “gjuhë e rrugës” është mbrojtja e vendit nga marrëveshjet e këqija, që po çojnë vendin nga shkërmoqja e shtetit? Po thonë mos merrni mësim nga Shqipëria? Kush duhet të jetë fajtorë, nëse ne nuk duhet të mësojmë nga shteti shqiptar me histori 103 vjeçare – Shqipëria? Po e thonë para atyre që sheshazi kanë bërë marrëveshje tepër të dëmshme për vendin që e përfaqësojnë”, deklaron Krasniqi.

Mimi Kodheli ashtu si shumë zyrtarë të tjerë të PS kanë njohje të mangët të politikës në Kosovë, ose njohja e tyre është e re, pra pasi kanë ardhur në pushtet. Kjo duket edhe në fjalorin që ata kanë kur flasin për punë të Kosovës, ku vihet re dallimi që ata bëjnë mes Shqipërisë dhe Kosovës sic edhe deklaroi Kodheli sot: “mos merrni të këqiat e ne shqiptarëve”!!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY