Lezhë, parandalohet arratisja nga burgu e katër minorenëve

Lezhë, parandalohet arratisja nga burgu e katër minorenëve

497
0
Shares

Katër minorenë kanë tentuar të arratisen nga burgu i Lezhës. Tentativa e tyre është pikasur në kohë nga gardianët, të cilët e kanë parandaluar arratisjen e tyre. Ka qenë oficeri i shërbimit, i cili ka diktuar tentativën e arratisjes së minoreneve nga një dritare dhe ka dhënë alarmin duke mundësuar parandalimin e kësaj arratisje.
Ende nuk ka informacion për natyrën e akuzave apo veprave penale, për të cilat dyshohen dhe që janë burgosur minorenet, ndërsa mësohen inicialet e emrave të tyre, të cilët janë, I. P., A. B., D. T. Dhe E. H.
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani përgëzon punonjësit e grupit të sigurisë të policisë së burgjeve, që parandaluan arratisjen me profesionalizëm, si dhe gjen rastin të nxisë prokurorinë të sqarojë rrethanat e ngjarjes dhe të vendosë përgjegjësit para ligjit.
Gjithashtu, Manjani shpreh keqardhjen që tashmë katër të miturit do të duhen të përballen me një tjetër akuzë, përpos akuzës fillestare që rëndon mbi ta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY