Specialistët e Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme, në drejtorinë e Policisë së Qarkut të Lezhës, kanë ndaluar dje Krenar Shabani, 33 vjeç, banues në Lezhë. Gjithashtu kanë shpallur në kërkim dhe punohet për kapjen E. K. 26 vjeç, banues në Lezhë.
Këta persona, kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me V. J. 17 vjeçe, banuese në Lezhë. Më pas e kanë dërguar në një banesë tek Instituti Bujqësor i Tiranës, te një shtetase e njohur e tyre me qëllim trafikimin të nesërmen në Kosovë. Minorenia V. J. ka arritur të largohet dhe të bëjë denoncimin.
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorinë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura” dhe “ Trafikimi i të miturve” parashikuar nga nenet 128/b e 22 e 25 dhe 101/2, e 25 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/