Kokëdhima “vendos”, PS pritet të shtyjë kongresin

Kokëdhima “vendos”, PS pritet të shtyjë kongresin

58
0
Shares

Në foto, pamje nga takime të strukturave të PS-së në qarkun e Vlorës

Kongresi i PS-së pritet të shtyhet për në pranverën e vitit 2016, ashtu si edhe kishte propozuar deputeti Koco Kokëdhima, ndërkohë edhe spin doctor për cështje të rëndësishme i Kryeministrit Rama. Kryesocialisti Edi Rama paraditen e të martës ia ka dedikuar takimeve organizative në selinë e PS. Për më shumë se 60 minuta Rama u takua me antarët e “grupit për organizimin dhe koordinimin e fushatës elektorale të 2017-tës”.

6 koordinatorët e rajoneve kanë raportuar ecurinë e takimeve dhe problematikën e evidentuar në bazë. Një burim nga kjo mbledhje i tha Top Channel se nuk ka një vendim përfundimtar për mbajtjen e kongresit në janar, siç ka vendosur Asambleja Kombëtare.

Kjo shpjegohet me faktin se nuk kanë përfunduar ende zgjedhjet e kryetarëve të partisë në shumicën e qyteteve. Përfshi rifreskimin e listave të antarësisë nga dublimet dhe shtimin e tyre me anëtarësimet e reja.

Shtyrja e kongresit të PS-së është kundërshtuar nga një pjesë e kryesisë së PS-së, mes tyre edhe kryetari i grupit parlamentar Gramoz Ruci, deputetë si Erion Brace etj.

Kokëdhima është kordinator i PS-së për dy qaqet e jugut nga vinë edhe numri më i madh i votave për PS-së por edhe numri më i madh i zyrtarëve politikë të administratës socialiste.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY