Dënohet me 14 vite burg “tezja e kokainës”, do trafikonte drogë...

Dënohet me 14 vite burg “tezja e kokainës”, do trafikonte drogë në Kosovë

91
0
Shares

Gjykata për Krimë të Rënda ka dhënë vendimin përfundimtar për Valentina Tufën. E njohur me nofkën “Tezja e kokainës”, ajo u shpall fajtore për akuzën e “trafikut të narkotikëve në bashkëpunim, mbetur në tentativë” dhe u dënua me 14 vjet burg.
Valentina Tufa, ka udhëtuar në tre kontinente brenda një muaji, ku ka bërë të paktën shtatë udhëtime në disa vende të Europës, në Kinë, Australi dhe më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Valentina Tufa ka qenë e bashkë-pandehur në këtë proces me shtetasit Gëzim Çela dhe Reald Hysolli, për të cilët ka përfunduar procesi në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda me dënimin e tyre. Ndaj këtyre dy të pandehurve (Çela dhe Hysolli) është zhvilluar procesi me gjykim të shkurtuar. Ndërsa për shtetasen Tufa, procesi është zhvilluar me gjykim normal.
Aktualisht, e pandehura Valentina Tufa gjendet e arrestuar nga ana e autoriteteve kosovare, pas aksionit të përbashkët ndërmjet autoriteteve të Shqipërisë dhe Kosovës, në përfundim të të cilit u zbuluan disa shtetas që kryenin trafik të lëndës narkotike të kokainës nga vende të ndryshme, në drejtim të Shqipërisë, Kosovës e më tej, me destinacion vendet e Bashkimit Europian.

Për më shumë mund të lexoni edhe …

FOTO/ Prokuroria kërkon 15 vjet burg për “tezen e kokainës”
/web/FOTO_Prokuroria_kerkon_15_vjet_burg_per_tezen_e_kokaines_9922_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY