LSI ka hequr cdo mëdyshje se mund të rrëzojë ndonjë prej ndryshimeve në ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar në parlament. Ndërsa këtë të enjte priten të futen në axhendë një numër ligjesh që për arsye kuorumi janë shtyrë nga një senacë në tjetrën, aleatët e PS kanë konfirmuar nëpërmjet Petrit Vasilit, kryetarit të grupit parlamentar, se gjithcka do të shkojë mirë dhe se koalcioni do të arrijë të kalojë ligje të tilla pa ndonjë surprizë përfshirë edhe atë që lidhet me aksionin kundër informalitetit.
LSI ështe e kënaqur me disa ndryshime që iu bënë dënimeve për informalitet në projektin e Kodit Penal. “Ju e dini që ka pasur një riformulim të ligjit, në mënyrë të veçantë sa i takon çështjeve që kanë të bëjnë me dënimin për ato që kanë të bëjnë me informalitetin. Megjithatë, reflektimet që u bënë janë reflektime të mirëpritura dhe natyrshëm edhe mbështetja për këto projektligje është e plotë dhe e pa ekuivoke”, deklaroi Petrit Vasili.
“Ky është një standard pozitiv dhe natyrshëm debat i cili prodhon dhe reflektime pozitive, jo në të mirë të njërës apo tjetrës forcë politike, por në të mirë të një zgjidhje që i përgjigjet më mirë realitetit shqiptar. Sigurisht ecën në rrugën edhe të miratimit në sallën e parlamentit pa surpriza”, tha ai.
Megjithatë LSI ende po këmbëngul për të ndryshime në ligjin për buxhetin e shtetit të vitit 2016. Bëhte fjalë për akcizën e birrës për të cilën LSI kërkon që të mos rritet sic e ka parashikuar qeveria.
Bile për birrën mund të sakrifikohet edhe kërkesa e tyre që fondet për ministrinë e Shëndetësisë të jenë më të mëdha.
“Ne kemi pasur diskutimet tona, komentet tona. Nuk është çështje kundërshtie, por komentet tona kanë konsistuar në përmirësime të mundshme të cilat mendojmë se qeveria duhet t’i vlerësojë…në mënyrë të veçantë çështja e akcizës së birrës që kishte të bënte me një element parimor që është mbrojtja e prodhimit vendas”, tha Vasili.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/