16 KATESHI/Albert Brojka fut në sherr Ramën me PD

16 KATESHI/Albert Brojka fut në sherr Ramën me PD

407
0
Shares

Partia Demokratike sulmoi kryeministrin Rama pasi ky i fundit ia faturoi PD-së një leje pallati që ishte dhënë në vitin 1998.

“Për këtë arsye ai urdhëroi sot shpifësin e tij të dënuar me vendim gjykate, të riciklojë shpifje e sulme kundër kryetarit të Partisë Demokratike.

E vërteta e aferës së pallatit 16 katësh në zemër të Tiranës është se Edi Rama si kryebashkiak, i ndërpreu me forcë punimet, pasi nuk mori nga investitorët ryshfetin e lartë që kishte kërkuar. Pikërisht, rryshfeti i Edi Ramës ishte baza e procesit gjyqësor që ndoqi më pas investitori, i cili e fitoi të drejtën në Gjykatën e Strasburgut.

Leja për pallatin është dhënë në vitin 1998, pra jo në periudhën kur z.Basha ishte kryetar Bashkie”, deklaroi Enno Bozdo, ish-nënkryetar i bashkisë së Tiranës në vitet 2011-2015. Sipas tij, “nuk mund të gjejë shpëtim kokoshi 200 milionësh, që shkatërroi Tiranën me qindra lejeve korruptive e po shkatërron sot Shqipërinë e shqiptarët me vjedhjen e hajdutërinë e tij në dogana e në tatime dhe në çdo tender e koncesion”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY