Tregëtarët nga qytete të ndryshme kanë dalë sot në protestë përpara kryeministrisë. Ato
paralajmërojnë se nuk do të tërhiqen nga protestat deri ne plotesimine e kerkesave te tyre. “Po formalizimit jo falimentimit” , është kjo kauza që ka ngritur për të tretën herë tregëtarët në protestë. Ata kundërshtojnë ligjin e ri. Kërkesat e tyre drejtuar Kryeministrit Rama janë dy: Biznesi të formalizohet dhe jo të merren masa shtrënguese në drejtim të tyre si dhe të ndalet furia e tatimorëve që ushtrojnë presion në dyert e sipërmarrjes shqiptare.
Besian Pesha
:
“Më thoni ju kush në këtë vend i ka 100 milionë lekë. 100 milionë lekë janë kursimet e jetës për 10% të shqiptarëve se 90% e shqiptarëve nuk munden as të nxjerrin muajin.”
Tregtar:
“Ju lutemi shumë tatimorët të tërhiqen nga ky presion i madh që i bëjnë të gjithë biznesit në Shqipëri.”
Tregtar:“Nëse nuk e kam unë, e ka fëmija. Me fëmijët mbahemi se me pensionet që kemi ne nuk e mbulojmë veten.”
Tregtare:
“Nuk e kemi ndjerë veten kaq keq as në ’97-ën. Ne në ’97-ën na kanë dhënë lejë të punojmë me armë. Na kanë pajisur me leje armësh dhe nuk e kemi ndjerë veten në këtë gjendje si sot. Punojmë me presion dhe terror. Mua personalisht më kanë bërë 4-5 kontrolle dhe nuk kam pasur probleme , as gjoba.Po unë mendoj për të sotmen dhe të nesërmen.”
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/