Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tiranë, përgjimi që e burgosi, dërgohet për gjykim zyrtari hipotekës

30/11/2015
Tiranë, përgjimi që e burgosi, dërgohet për gjykim zyrtari hipotekës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim kërkesën kundër shtetasit Artan Tushe, ish-Shef i zonës nr. 1 të Hipotekës Tiranë, i akuzuar për “korrupsion pasiv…” dhe “shpërdorim detyre…”.
Nga hetimi ka rezultuar se ky shtetas u merrte para qytetarëve të ndryshëm për veprime administrative që i kishte për detyrë t’i kryente.
Pas veprimeve të para proceduriale, ndaj tij u vendos nga gjykata e rrethit Tiranë masa e sigurisë “arrest në burg”. Kjo masë u zbut në Gjykatën e Apelit Tiranë, në “arrest në shtëpi”. Por, pas rekursit, prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme arriti të bindi Gjykatën e Lartë për të rikthyer sërish masën e sigurisë “arrest në burg”. Njëkohësisht me rikthimin e masë së sigurisë “arrest në burg” nga Gjykata e Lartë, Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimin dhe dërgoi kërkesën në gjyq.
Hetimi ndaj të pandehurit Artan Tushe filloi në bazë të dy kallëzimeve, të mbërritura nga:
1. Drejtoria e Krimit Ekonomik dhe Financiar, si edhe
2. nga Policia e Tiranës, në bazë të pamjeve televizive të emisionit “Ça thu” të televizionit “Agon Channel”.
Për rastin e parë, në bazë të veprimeve hetimore, rezultoi se:
Shtetasi Artan Tushe, në cilësinë e shefit të zonës nr. 1 të Hipotekës Tiranë, ka ndërhyrë te vartësit e tij për të regjistruar pronën në emër të një shtetasi rreth dy muaj para se aplikuesi të dorëzonte kërkesën në ZVRPP (Hipotekë). Nëpërmjet ndërhyrjes së tij, ai ndihmoi qytetarin, kundrejt shumave financiare, që të regjistronte pronën truall në qytetin e Tiranës, në emër të tij, pavarësisht se nuk kishte bërë aplikim.
Për rastin e dytë, në bazë të pamjeve filmike të administruara prej emisionit televiziv, shtetasi Artan Tushe rezulton se i ka marrë, në dy episode të ndryshme, dy shtetasve, shumat e 500 euro dhe 50 mijë lekë (të reja).
Nga hetimet për këto dy raste të filmuara, Prokuroria e Tiranës ka kryer verifikimet, duke pyetur edhe personat që kanë dhënë paratë.
Sipas deklarimeve të këtyre shtetasve, ata kishin aplikuar në ZVRPP për të kryer veprime administrative me pronat e tyre, veprime të cilat po vonoheshin me qëllim që të paguanin para pranë zyrtarëve të Hipotekës për të marrë shërbimin. Duke qenë se gjendeshin në këto kushte, këta qytetarë i janë drejtuar emisionit investigativ.
Në njërin prej këtyre rasteve, qytetari kërkon ndihmën e shefit Artan Tushe, për ta ndihmuar të kryente veprimin administrativ brenda afatit kohor ligjor dhe “me më pak para, meqenëse kam dëgjuar se punonjës të tjerë kërkojnë 1500 euro”, shumë të cilën ai nuk e dispononte. Nga hetimi rezultoi se i pandehuri Artan Tushe, “e ndihmon”, duke i marrë “vetëm 500 euro” dhe ia kryen veprimin administrativ në kohë optimale për qytetarin.
Edhe në rastin e dytë, me qytetarin që i dha 50 mijë lekë, prezantohet e njëjta situatë, ku shefi i zonës nr. 1 të Hipotekës Tiranë “e ndihmon” me më pak para se sa mund t’i kërkonin persona të tjerë.

 

Pjesë të zbardhura nga regjistrimet e emisionit investigativ


Qytetari: Si je?
Artan Tushe: Ça bëre ti, mirë ?
Qytetari: Na fal…
Artan Tushe: S’ka gjë. E mo, sa të kanë kërkuar?
Qytetari: 1500 ( njëmijë e pesëqind ) euro.
Artan Tushe: Sa e ke me qejf?
Qytetari: A e di si e kisha problemin se unë prandaj e futa edhe atë…
Artan Tushe: Sa e ke me qejf, flasim troç!
Qytetari: Ça të them unë i shkreti, unë futa një, edhe i thashë, thuj Tanit, unë lek për momentin s’kam. Të marri se unë kam tre certifikata. Të ma marri certifikatën, sat ë shes tokën. Unë po e shes 10 (dhjetë) milion lekë, se po e shes për hall. S’kam lekë. Po ashtu më thuaj ti, se sa? Se ata më kanë kërkuar 1500 euro. Ku i kam 1500 euro?  Më thuaj ndonjë shumë, ti gjej, ti sjell. S’ka problem, më thuaj ti sa?
Artan Tushe:  Sa e ke ti me qejf të them?
Qytetari: Po sa, me qejf …500 ( pesëqind eurosh, ta sjell?
Artan Tushe: Më prit dy minuta të marr tabelën. Flasim, mirë ?
Qytetari: Mirë.
( pas një ndërprerje nga drejtuesit e emisionit, në pamjet filmike dëgjohet Artan Tushe duke numëruar një shumë parash, të cilat janë prerje 100 dhe 50 euroshe: 100, 200, 300, 400, 500. Më pas jepen pamjet shtetasit Artan Tushe, duke hyrë në ambjentet e një lokali, ku aty e prêt një person, me të cilin zhvilloon bisedën e mëposhtme:)
Qytetari: Të kam bezdis ëëë?
Artan Tushe: Ku e gjetët atë mut avokati, ku e gjetët?
Qytetari: Ku e gjeta unë?! Ai më gjeti kur e shita tokën.
Artan Tushe: Ia shite ti atij ?
Qytetari: Jo, jo, ma gjeti ai që ia shita unë.
Artan Tushe: Edhe tha hajde se ti rregulloj unë.
Qytetari: Tani si i bëhet ? Kam hyrë në një valle, në një siklet të madhe që se ke idenë. As më njeh, as të njoh, pop o të qaj hallin.
Artan Tushe: Jo mo, do ta bëjmë.
Qytetari: Për zotin. Tani ajo, mund të dalë të hënën?
Artan Tushe: Do mundohemi ta nxjerrim.
( ndërkohë qytetari nxjerr një shumë parash )
Artan Tushe: Sa ke lënë
Qytetari: Unë kam lënë 500 ( pesëqind )
( Artan Tushe merr paratë nga qytetari dhe i mbështjell. Ndërkohë biseda vazhdon )
Qytetari: Jo, numëroi po të duash se…vetëm ma mbaro si punë të lutem!
Artan Tushe: Ta mbarojmë që sot o nesër, të hënë ta mbarojmë
Qytetari: të lutem se e kam litarin në fyt, për zotin. Mirë hajde lëvizim pra.
Artan Tushe: Dil përpara ti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

YLLI DYLGJERI/ Elisa është kjo që është…, e pa ç’doganuar!

Dy momentet e tensionit në mbledhjen e PS-së, mes Ramës dhe Spiropalit. Si i komenton Arben Malaj

28/03/2026
VIDEO/ Shqiptarët në radhë të gjata për naftë më të lirë në Mal të Zi

VIDEO/ Shqiptarët në radhë të gjata për naftë më të lirë në Mal të Zi

28/03/2026
Raporti i BTI së Soros e rendit Shqipërinë në krye të rajonit për demokracinë. Bertelsmann tall b*thën!

Raporti i BTI së Soros e rendit Shqipërinë në krye të rajonit për demokracinë. Bertelsmann tall b*thën!

28/03/2026
Rama mbledh qeverinë dhe grupin parlamentar, promovon sloganin molepsës.‘Punët e Shqipërisë” vetëm para zgjedhjeve

Rama mbledh qeverinë dhe grupin parlamentar, promovon sloganin molepsës.‘Punët e Shqipërisë” vetëm para zgjedhjeve

28/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

YLLI DYLGJERI/ Elisa është kjo që është…, e pa ç’doganuar!

Dy momentet e tensionit në mbledhjen e PS-së, mes Ramës dhe Spiropalit. Si i komenton Arben Malaj

28/03/2026
VIDEO/ Shqiptarët në radhë të gjata për naftë më të lirë në Mal të Zi

VIDEO/ Shqiptarët në radhë të gjata për naftë më të lirë në Mal të Zi

28/03/2026
Raporti i BTI së Soros e rendit Shqipërinë në krye të rajonit për demokracinë. Bertelsmann tall b*thën!

Raporti i BTI së Soros e rendit Shqipërinë në krye të rajonit për demokracinë. Bertelsmann tall b*thën!

28/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.