Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rrëfehet njëri prej vëllezërve që u mbajt peng një javë në Dukagjin

30/11/2015
Rrëfehet njëri prej vëllezërve që u mbajt peng një javë në Dukagjin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Operacioni i policisë për lirimin e dy pengjeve

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur procedim penal për 7 personat, të cilët akuzohen për pengmarrjen e shtetasit me iniciale S. K., i cili u mbajt i mbyllur në një stan në fshatin Plan të zonës së Dukagjinit. Ngjarja është shënuar më 21 nëntor dhe sipas policisë, shkak i saj mësohet të ketë qenë pazari i drogës.
Ndërkohë, 7 autorët e krimit, 3 prej të cilëve u arrestuan gjatë operacionit të zhvilluar pasditen e së premtes, akuzohen për veprën penale të “Rrëmbimit ose mbajtjes peng të personit”, e kryer në bashkëpunim.  Procedimi penal është regjistruar mbi bazën e materialeve të referuara nga Drejtoria e Policisë Vendore Shkodër të kallëzimit të bërë nga personi me iniciale A. K. (vëllai i S. K.). Në momentin e ngjarjes, bëhet me dije se i pranishëm ka qenë edhe A. K., i cili më pas, sipas “Gazeta Shqiptare”, ishte lënë i lirë nga keqbërësit, në mënyrë që të gjente shumën prej 10 mijë eurosh në këmbim të lirimit të S. K. Menjëherë pas kësaj, kallëzuesi ishte paraqitur në policinë e Shkodrës, ku edhe kishte bërë denoncimin.

Rrëfimi
Në deklaratën e tij në polici, A. K. Ka rrëfyer se, “Më datë 21 nëntor, rreth orës 18:30 kam qenë duke pirë kafe me vëllanë në një lokal në vendin e quajtur Rus, në qytetin e Shkodrës dhe aty erdhën Tomi (Tomë Shkrepa), si dhe dy persona të tjerë të cilët na hipën në një makinë tip ‘Benz-Mercedes’ dhe na çuan në fshatin Grudë e Re”.
Sipas burimeve të prokurorisë, bëhet me dije se sapo autorët kanë mbërritur në këtë fshat, kanë zbritur dy vëllezërit nga automjeti dhe njëri prej tyre kishte filluar duke i sharë, ofenduar, si dhe i kishte goditur me grushte duke u thënë. “Ju ose do më jepni 10 mijë euro, ose do më gjeni shtetasin x (blerësi i kanabisit), nga Mali i Zi”.
Më pas, mësohet se autorët i kanë hipur dy vëllezërit në një makinë tip fuoristradë “Rang-Rover” me ngjyrë jeshile dhe i kanë çuar në një përrua në fshatin Rrash-Kullaj, në Malësinë e Madhe. Pasi i kanë rrahur, u kanë marrë telefonat, kanë lënë makinën dhe pas rreth tri orësh udhëtim në këmbë kanë shkuar në një fshat në zonën Dukagjin, ku përpara u kanë dalë dy persona të armatosur, të cilët kanë marrë me vete vetëm S. K., ndërsa Tom Shkrepa dhe një person tjetër janë kthyer së bashku me A. K. në Shkodër.
Sipas këtij të fundit, ai u la i lirë për të siguruar shumën e lekëve që pengmarrësit u kërkonin, shumë e cila duhej të dorëzohej deri më datë 29 nëntor ose në të kundërt do t’i vrisnin vëllanë (të mbajtur peng).

Operacioni
Menjëherë pas denoncimit të A. K. 40 forca policore së bashku me efektivë të FNSH-së Shkodër, më 27 nëntor zhvilluan një operacion për lirimin e S. K. dhe vënien në pranga të autorëve.
Operacioni i koduar “Pengu” u zhvillua në një terren të thyer e me dëborë dhe zgjati rreth 6 orë. Sapo uniformat blu i janë afruar stanit, pengmarrësit kanë qëlluar me automatik në drejtim të tyre.
Po në të njëjtën mënyrë janë kundërpërgjigjur edhe forcat policore, ndërsa keqbërësit kanë tentuar të largohen prej andej të ndarë në dy grupe, ndërsa kanë lënë të lirë pengun. FNSH-ja ka ndjekur një prej grupeve dhe arrestuan Kolë Dushkun, Lek dhe Tomë Shkrepan, si dhe shpallën në kërkim edhe 4 bashkëpunëtorët e tyre.
Sipas burimeve, bëhet me dije se pengmarrësit ishin kultivues të lëndës narkotike, ndërsa dy vëllezërit ishin ndërmjetësit e shitjes së drogës te një grup tjetër personash. Këta nuk kishin bërë pagesën e drogës, ndërsa pengmarrësit shumën e lekëve ua kërkonin dy vëllezërve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

YLLI DYLGJERI/ Elisa është kjo që është…, e pa ç’doganuar!

Dy momentet e tensionit në mbledhjen e PS-së, mes Ramës dhe Spiropalit. Si i komenton Arben Malaj

28/03/2026
VIDEO/ Shqiptarët në radhë të gjata për naftë më të lirë në Mal të Zi

VIDEO/ Shqiptarët në radhë të gjata për naftë më të lirë në Mal të Zi

28/03/2026
Raporti i BTI së Soros e rendit Shqipërinë në krye të rajonit për demokracinë. Bertelsmann tall b*thën!

Raporti i BTI së Soros e rendit Shqipërinë në krye të rajonit për demokracinë. Bertelsmann tall b*thën!

28/03/2026
Rama mbledh qeverinë dhe grupin parlamentar, promovon sloganin molepsës.‘Punët e Shqipërisë” vetëm para zgjedhjeve

Rama mbledh qeverinë dhe grupin parlamentar, promovon sloganin molepsës.‘Punët e Shqipërisë” vetëm para zgjedhjeve

28/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

YLLI DYLGJERI/ Elisa është kjo që është…, e pa ç’doganuar!

Dy momentet e tensionit në mbledhjen e PS-së, mes Ramës dhe Spiropalit. Si i komenton Arben Malaj

28/03/2026
VIDEO/ Shqiptarët në radhë të gjata për naftë më të lirë në Mal të Zi

VIDEO/ Shqiptarët në radhë të gjata për naftë më të lirë në Mal të Zi

28/03/2026
Raporti i BTI së Soros e rendit Shqipërinë në krye të rajonit për demokracinë. Bertelsmann tall b*thën!

Raporti i BTI së Soros e rendit Shqipërinë në krye të rajonit për demokracinë. Bertelsmann tall b*thën!

28/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.