Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rinas, arrestohet Malezi, përgjigjet konfuze zbuluan shtetasin e huaj me vizë false

30/11/2015
Rinas, arrestohet Malezi, përgjigjet konfuze zbuluan shtetasin e huaj me vizë false
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia Kufitare arreston një tjetër shtetas Malez i cili do udhëtonte për në Francë nëpërmjet Shqipërisë me dokumente të falsifikuara.
Burime të policisë sqaruan se dje, Policia Kufitare në Rinas ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Malez, Diallo Cheick Oumar 25 vjeç, lindur në Mali/Bamako dhe banues në Mali/Bamako.
Arrestimi në flagrancë i tij u bë  për veprën penale të parashikuar nga neni 189 i Kodit Penal “Falsifikimi i pasaportave, letërnjoftimeve dhe i vizave”.
Të njëjta burime bëjnë të ditur se shtetasi Malez Diallo Cheick Oumar ka paraqitur për kontroll dhe hyrje në Republikën e Shqipërisë, dokumentin tip Pasaportë Mali Nr. BO7533288 lëshuar në emër të Diallo Cheick Oumar i datëlindjes 19. 10. 1990 , cila në faqen Nr. 6 (gjashtë) të saj kishte një “Vizë Shqiptare” lëshuar në Kajro e tipit C, në datë 07. 11. 2015 e vlefshme deri në datë 06. 02. 2016.
Pasi dokumentacioni i paraqitur ka krijuar dyshime në lidhje me vërtetësinë e tyre si edhe gjatë një intervistimi të shpejtë, shtetasi i mësipërm jepte përgjigje tepër konfuze në lidhje me motivin e udhëtimit të tij dhe vendet ku do të qëndronte, është kaluar për kontroll fizik në vijën e dytë.
Gjatë kontrollit të tij rezultoi se mbante fshehur në trup në xhepin e xhupit që kishte veshur Leje qëndrimi Franceze, lëshuar në emër të Diallo Cheick Oumar i datëlindjes 19. 10. 1990, lëshuar në datë 08. 10. 2015 e vlefshme deri në datë 07. 04. 2016,dhe një  Kartë identiteti Maleze lëshuar në datë 19. 03. 2015.
Në përfundim të veprimeve të para , të gjitha dokumentet e gjetura dhe paraqitur janë kaluar për ekzaminime në Laboratorin e Rinasit ku Pasaporta dhe KI Mali,  leja e qëndrimit Franceze dhe viza shqiptare kanë rezultuar të falsifikuara.
Shtetasi i mësipërm Malez deklaroi se nga fillimi i muajit nëntor 2015 është takuar me një tjetër shtetas Malez që e identifikon si B. B., dhe pasi ka biseduar me të për dokumente false ai i ka thënë se mund t’i bënte dokumentet.
Shtetasi B. B., i ka shitur pasaportë Mali,Vizë shqiptare dhe një leje qëndrimi franceze false për të cilat Diallo  ka paguar 5.670 dollarë USA, dhe po ky person i ka prerë edhe biletat dhe prenotimin e hotelit në Serbi Beograd, prej nga në vijim do të vazhdonte udhëtimin me lejen e qëndrimit Franceze.
Shtetasi Malez Diallo Cheick Oumar është dorëzuar në dhomat e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë në dispozicionin e Prokurorisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

YLLI DYLGJERI/ Elisa është kjo që është…, e pa ç’doganuar!

Dy momentet e tensionit në mbledhjen e PS-së, mes Ramës dhe Spiropalit. Si i komenton Arben Malaj

28/03/2026
VIDEO/ Shqiptarët në radhë të gjata për naftë më të lirë në Mal të Zi

VIDEO/ Shqiptarët në radhë të gjata për naftë më të lirë në Mal të Zi

28/03/2026
Raporti i BTI së Soros e rendit Shqipërinë në krye të rajonit për demokracinë. Bertelsmann tall b*thën!

Raporti i BTI së Soros e rendit Shqipërinë në krye të rajonit për demokracinë. Bertelsmann tall b*thën!

28/03/2026
Rama mbledh qeverinë dhe grupin parlamentar, promovon sloganin molepsës.‘Punët e Shqipërisë” vetëm para zgjedhjeve

Rama mbledh qeverinë dhe grupin parlamentar, promovon sloganin molepsës.‘Punët e Shqipërisë” vetëm para zgjedhjeve

28/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

YLLI DYLGJERI/ Elisa është kjo që është…, e pa ç’doganuar!

Dy momentet e tensionit në mbledhjen e PS-së, mes Ramës dhe Spiropalit. Si i komenton Arben Malaj

28/03/2026
VIDEO/ Shqiptarët në radhë të gjata për naftë më të lirë në Mal të Zi

VIDEO/ Shqiptarët në radhë të gjata për naftë më të lirë në Mal të Zi

28/03/2026
Raporti i BTI së Soros e rendit Shqipërinë në krye të rajonit për demokracinë. Bertelsmann tall b*thën!

Raporti i BTI së Soros e rendit Shqipërinë në krye të rajonit për demokracinë. Bertelsmann tall b*thën!

28/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.