Foto Ilustruese
Autostrada Tiranë-Durrës është bllokuar mbrëmjen e sotme si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në dalje të Durrësit.
Burimet policore bëjnë me dije se një trajler me targa serbe ka humbur kontrollin dhe ka goditur mbikalimin e këmbësorëve duke bllokuar kështu edhe trafikun.
Mësohet gjithashtu se nga përplasja ka mbetur i plagosur shoferi i trajlerit, një shtetas serb. Si pasojë e bllokimit të rrugës, mjetet po devijohen në rrugën e mbikalimit të Shkozetit.
Për të bërë të mundur zhvendosjen e kamionit të rrëzuar nevojitet një vinç. Ndërkaq mësohet se shoferi serb është dërguar në spital pasi ka marrë dëmtime nga përplasja por pa rrezik për jetën.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/