Presidenti amerikan Barak Obama sapo ka mbërritur në Paris, në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka kryer homazhe para lokalit Bataklan, ku humben jetën 90 persona ne 13 nëntor. Homazhet e Obames kanë marrë edhe më shumë vëmendjen e mediave ndërkombëtare për faktin se ato janë kryer jashtë programit zyrtar, para se ai të shkonte në rezidencën amerikane ne Paris. Ne këtë homazh të shkurtër ai ka qënë i shoqëruar dhe nga presidenti francez Fransua Holond dhe kryebashkiakja e Parisit An Hidalgo. Ai ka qëndruar për disa minuta në heshtje përballë qirinjve të shumë dhe luleve të vendosura nga parisianët në kujtim te viktimave. Me pas edhe ai vete ka vendosur aty një trëndafil te bardhe. Pas këtij momenti presidenti amerikan ka përshëndetur presidentin Holond me një përqafim te shpejt dhe ka hipur ne makine pa dhënë asnjë deklarate për mediat. Gazetaret e Shtëpisë se Bardhe thane se ndalesa ne Bataklan nuk ishte e reflektuar në programin zyrtar për shkak te masave të sigurisë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/