Korçë, babai i dehur plagos me armë të birin 15-vjeçar

Korçë, babai i dehur plagos me armë të birin 15-vjeçar

66
0
Shares

Policia e Korçës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Pojan të rrethit të Korçës. Babai ka qëlluar me armë zjarri të birin 15-vjeçar, duke e plagosur në këmbë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, kur babai, i identifikuar si Romeo Nako nën efektin e alkoolit kur ka qëlluar me armë zjarri mbi të birin, duke e plagosur atë. Pas ngjarjes, djali i identifikuar si P. Nako, është dërguar me urgjencë në spital, ku mësohet se është në gjendje të rëndë.
Nga ana e policisë lokale, vetëm pak minuta pas krimit, është vënë nën pranga autorin, Romeo Nako si dhe ka sekuestruar armën e krimit.
Ende nuk janë zbardhur rrethanat  krimit, ndërsa dyshohet se shkak për ngjarjen është bërë një grindje e çastit babë e bir, që ka çuar në nxehjen e gjakrave dhe ka sjellë krimin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY