Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në një intervistë për Tonight Ilva Tare tha se ka nisur procedurat për amnisti, që do të përfshijnë krimet e lehta, gratë ose të miturit, por ai tha se nuk është marrë ende një vendim përfundimtar.
Kreu i Ministrisë të Drejtësisë tha se kostoja e një të burgosuri në vendin tonë është 800 euro në muaj.
Manjani ka paralajmëruar se ligji për dekriminalizimin do të prekë edhe punonjësit e burgjeve. Ai tha se nëse vërtetohet se dikush ka qenë i dënuar ai do të shkarkohet menjëherë nga puna.
Pjesë nga intervista
Do të propozoni emra te Presidentit për amnisti?
Kam iniciuar një procedurë amnistie, të shohim si do veprojmë, por duhet të marrë mendimin e ministrave.
Sa mund të jenë të burgosurit që do preken nga amnistia?
Arsyeja që morëm këtë ishte mbipopullimi, flitet për krime të lehta, për gra të mitur.
Si janë kushtet në burgje?
Kushtet janë si burgje në Shqipëri. Ka shtëpi të mira ka dhe shtëpi të këqija. Kostoja mesatare e një të burgosuri është 800 euro në muaj. Kjo është një problem i madhe.
Ka disa drejtorë burgjesh që janë në pozicion edhe pse kanë qenë të dënuar më parë për vepra të ndryshme. Ky dekriminalizimi do të hyjë dhe në këtë fushë?
Kush janë të shkarkohen sonte
Do të shkarkohen sonte?
Mi thoni kush janë. Kush ka probleme me ligjin e dekriminalizimit do të shkarkohen…
Një rast që po më thonë mua është i dënuar në 1996, është dënuar me një muaj burg, por është akoma në detyrë…
Nëse është kështu është i mbaruar. Falënderojmë atë që e ka thënë këtë dhe nëse e vërteton që ka dalë e vërtetë ka marrë fund.
Si ndiheni kur dëgjoni deklaratat e ambasadorëve?
Unë jam mësuar, por sigurisht që fakti që kapërcen edhe etiken diplomatike është alarmuese dhe shqetësuese. Atë qe ne e kemi thënë në shqip që ka një nivel korrupsioni që është i patolerueshëm dhe kur kjo vjen nga partnerët e huaj është shqetësuese.
Çfarë i kanë shtyrë të flasin me emra konkret?
Diplomatët e huaj gjithmonë kështu kanë folur. Nuk kanë folur në publik, por aty ku është dashur kanë folur.
Kush mendoni se i tremben?
Ndaj mendimin me ambasadorin. Nuk kemi arsye të fshihemi pas gishtit. Qeveria është objekti i sulmit. Qeveria është ajo që administron fonde publike.
Keni informacion për emra konkret?
Kemi deputet ndaj të cilëve është ngritur akuza për ndjekje penale. Sistemi që kemi ndërtuar është difektoz. Në Shqipëri duhet të ndërtojmë një sistem hetimi njëherë. Sistemi që është zgjedhur është i gabuar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/