Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO GALERI/ Argjentinë: Hirësia e tij, Aleksandër, uron të gjithë Shqiptarët në Ditën e Flamurit

30/11/2015
FOTO GALERI/ Argjentinë: Hirësia e tij, Aleksandër, uron të gjithë Shqiptarët në Ditën e Flamurit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Image Gallery
“Urime Shqipëri, Kosovë, Iliride, Çamëri, Preshevë, Ulqin, Plave e Guci, vaditën me gjakun e bijve tanë më të mirë; ata ranë në fushën e bëtejës për këtë Flamur, duke u bërë simbol të krenarisë shqiptare, shembuj frymëzimi për gjeneratat e reja”.

Hirësia e tij Aleksandër, Kryepeshkop i Kishës Ortodokse të Shqiptarëve të Diasporës në Amerikën Latine, e thënë ndryshe pasuesen e kishës së Nolit, por në pjesën jugore të kontinentit – aty ku kjo kishë, ka komunitetet e veta në Argjentinë, Brazil, Kili, Uruguai,nuk e harron gjakun e tij shqiptar, edhe kësaj radhe nuk ka harruar të urojë shqiptarë kudo që janë, “Gëzuar 28 Nëntorit për të gjithë motra e vëllezër, miq dhe shokë Shqiptarë !!!
Me rastin e 28 Nëntorit – 103 Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Kryepeshkopi Aleksandër, ka postuar në profilin e tij në “Facebook”, mesazhin e urimit për të gjithë shqiptarët në ditën e pavarësisë
Ai madje si edhe herët e tjera, ka postuar në rrjetin social “Facebook”, një set me fotografi, me flamurin kuq e zi, dhe shkabën me dy krena, dhe një kartolinë me një urim të veçantë për 103 Vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë ku shkruhet “Gëzuar Ditëlindjen!”.
Në postimin e tij – Hirësia e tij Aleksandër, shkruan se “Të gjithë shqiptarët, në bot ë në se ne jemi të bashkuar, kemi për të ndërtuar Kombin e Madh dhe shtetin që quhet Shqipëria. Vetëm ajo Shqipëria, ka atë që na bashkon, që na integron. Çështja e Popullit të Shenjtë Shqiptar, nese shtyhet,vazhdon përndjekja, populli nuk përmbahet, e kuqe dhe zi “
Shoqëruar edhe me një poezi me rastin e 28 Nëntorit, mesazhi i Tij mbyllet me bekimin “Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe Shqiptarët kudo që janë” thotë Kryepeshkopi Aleksandër” në postimin e tij në “Facebook” me rastin e 103 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Mesazhi i plotë i Kryepeshkopit Aleksandër

Gëzuar 28 Nëntorit për të gjithë motra e vëllezër , miq dhe shokë Shqiptarë!!!
“Urime Dita e 28 Nëntorit, Ditë e Flamurit dhe e Pavarësisë shqiptare, gëzuar Shqiptari, me shum gjak e mund e kem prit këtë ditë. Urime Shqipëri, Kosovë, Iliride, Çameri, Presheve, Ulqin, Plave e Guci, vaditën me gjakun e bijve tanë më të mirë; ata ranë në fushën e betejës për këtë Flamur, duke u bërë simbol të krenarisë shqiptare ,shembuj frymëzimi për gjeneratat e reja. Ata i hapi rrugën, ne duhet të ndjekim…!!! Gëzuar ‘Muajin e Trashëgimisë Shqiptare’,  duhet që muaji Nëntor të njihet si muaji I Trashëgimisë Shqiptare – muajin e Nëntorin ne shqiptarët festojmë:
1, Ditën e Alfabetit.
2, Ditëlindjen e Adem Jasharit.
3, Çlirimin e Tiranës nga nazistët.
4, Ngritjen e flamurit nga Skënderbeu.
5, Ngritjen e flamurit nga Ismail Qemali.
6, Pavarësinë e Shqipërisë Etnike!!!
Të kërkojmë gjithnjë thelbin e asaj që na bashkon,dhe jo të rastësishmen që na ndan, vëllezër, mund të jemi Bektashinj, Mysliman, Ateist, Agnostik apo të Krishterë: çdo Shqiptar është vëllai ynë!!! Ideologjitë tone politike dhe mundësitë mund të jenë të ndryshme:
Çdo Shqiptar është vëllai ynë, tek ne vlon i njëjti gjak, gjaku i Shqiponjave, Mbi gjitha Shqiptaria !!!… Mund të na fyejnë, të na përndjekin, të na vrasin, por në Shqipëri do të rilindim, Shqipëria do të triumfojë!!!
O Flamur gjak, o flamur shkabë,
O vend e vatr’ o nën’ e babë,
Lagur me lot, djegur me flagë,
Flamur i kuq, flamur i zi.
Fortesë shkëmbi tmerr tirani,
S’të trëep Romani, as Venecjani,
As…SERB Dushmani, as Turk Sulltani,
Flamur i math për Vegjëli.
Flamur që lint Shën Kostandinin,
Pajton Islamn’ e Krishtërimin,
Çpall midis feve vllazërimin,
Flamur bujar për Njerëzi !!
Kryepeshkopi Fan Noli

Urime edhe të gjithë shqiptarëve, kudo që jeni e ku jetoni, me familjet tuaja!!! Me respekt, zemra ime është me ju djema. Qofshin gjithë shqiptarët me shëndet e të suksesshëm!!! Rroftë Kombi Shqiptarë!!! Rrofsh sa malet e Shqipes!!! Rroftë Shqipëria Etnike!!! Në lavdinë e kombit tonë shqiptar përgjithmonë!!!


Kryepeshkopi Aleksandër i shqiptarëve – Bir i Shqiponjës”.

 

Beqir SINA – New York

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

YLLI DYLGJERI/ Elisa është kjo që është…, e pa ç’doganuar!

Dy momentet e tensionit në mbledhjen e PS-së, mes Ramës dhe Spiropalit. Si i komenton Arben Malaj

28/03/2026
VIDEO/ Shqiptarët në radhë të gjata për naftë më të lirë në Mal të Zi

VIDEO/ Shqiptarët në radhë të gjata për naftë më të lirë në Mal të Zi

28/03/2026
Raporti i BTI së Soros e rendit Shqipërinë në krye të rajonit për demokracinë. Bertelsmann tall b*thën!

Raporti i BTI së Soros e rendit Shqipërinë në krye të rajonit për demokracinë. Bertelsmann tall b*thën!

28/03/2026
Rama mbledh qeverinë dhe grupin parlamentar, promovon sloganin molepsës.‘Punët e Shqipërisë” vetëm para zgjedhjeve

Rama mbledh qeverinë dhe grupin parlamentar, promovon sloganin molepsës.‘Punët e Shqipërisë” vetëm para zgjedhjeve

28/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

YLLI DYLGJERI/ Elisa është kjo që është…, e pa ç’doganuar!

Dy momentet e tensionit në mbledhjen e PS-së, mes Ramës dhe Spiropalit. Si i komenton Arben Malaj

28/03/2026
VIDEO/ Shqiptarët në radhë të gjata për naftë më të lirë në Mal të Zi

VIDEO/ Shqiptarët në radhë të gjata për naftë më të lirë në Mal të Zi

28/03/2026
Raporti i BTI së Soros e rendit Shqipërinë në krye të rajonit për demokracinë. Bertelsmann tall b*thën!

Raporti i BTI së Soros e rendit Shqipërinë në krye të rajonit për demokracinë. Bertelsmann tall b*thën!

28/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.