Rrjeti gjigant televiziv amerikan, CBS ka zbuluar një skandal të vërtetë të aferave seksuale me vullnetarët e Korpusit të Paqes anembanë botës.
Në listën e investigimeve kanë qenë edhe vullnetarët me mision në Shqipëri.
Sipas investigimit të publikuar nga CBS, vullnetarët që kanë kryer abuzime seksuale nuk janë dërguar para drejtësisë, por atyre u është dhënë mundësia të japin dorëheqjen, dhe më pas u është dhënë një mundësi e dytë për të rihyrë në korpus.
Sa u përket viktimave të dhunës seksuale brenda Korpusit, ato nuk kanë marrë trajtimin e duhur, madje më keq akoma, janë larguar nga vetë Korpusi.
Raporti citon edhe një rast flagrant në Shqipëri, që ka ndodhur në janar të këtij viti. Vullnetarja Bonnie Scott, që ka qenë në Shqipëri në fillim të këtij viti, zbulon skandalin.
Ajo thotë për CBS se njoftoi Korpusin e Paqes për një nga zyrtarët amerikanë të tij, i cili kishte sulmuar seksualisht një grua në Shqipëri.
Por pak kohë pas raportit të saj, Scott u largua nga Korpusi i Paqes me motivacionin se nuk i kishte plotësuar në mënyrë korrekte letrat e punës.
“Atij, që denoncova, i dhanë një mundësi që të jepte dorëheqjen ndërkohë që duhet të akuzohej në SHBA për akuzën në fjalë. Në këtë mënyrë ata e mbuluan skandalin e tij”, thotë Scott në një intervistë për CBS-në.
“Ata më larguan mua nga Korpusi 10 ditë pasi i dhanë mundësinë abuzuesit që të jepte dorëheqjen”, thotë Scott.
Mirëpo, raporti i CBS-së ka zbuluar se ka pasur shumë raste kur punonjës të Korpusit të Paqes, të përfshirë në skandale seksuale u është dhënë mundësia që të japin dorëheqjen me mundësinë e dytë që të rikandidojnë për t’u ripunësuar aty.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/