Shtetasja me iniciale B.M 23 vjeç banuese në Durrës është shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit. Pasi ajo ka lindur një foshnje dhe më pas e ka braktisur atë. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme më datë 29.11.2015, në orën 09.20 ka lindur një foshnje të seksit mashkull, në Maternitetin e Spitalit Rajonal Durrës dhe rreth orës 18.00 dhe kjo shtetase është larguar duke braktisur foshnjën e porsalindur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Braktisja e fëmijëve të mitur”parashikuar në nenin 124 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/