Kryetari i Shtetit shqiptar do të marrë pjesë nëTakimin e Udhëheqësve Botërorëmbi NdryshimetKlimatike COP21që do të mbahet në Paris
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i shoqëruar nga delegacioni zyrtar shqiptar, u nis sot drejt Francës për të marrë pjesë në Takimin e Udhëheqësve Botërorë në kuadër të Konferencës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara mbi NdryshimetKlimatikeqë do të mbahet në kryeqytetin francez më 30 nëntor 2015.
Gjatë Takimittë Udhëheqësveorganizuar me iniciativë të Presidentit francez François Hollande dhe Ministrit të Jashtëm francez, njëkohësisht President i Konventës mbi Ndryshimet Klimatike (COP21),Kreu i Shtetit shqiptar pritet të mbajë një deklaratë në emër të Shqipërisë si dhe të zhvillojë takime me homologë të pranishëm në këtë Konferencë ndërkombëtare, e cila numëron pjesëmarrjen e rreth 100 krerësh shtetesh dhe qeverish.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/