Ngjela nuk sulmon Ramën: Meta kryesori, një hajdut ordiner

Ngjela nuk sulmon Ramën: Meta kryesori, një hajdut ordiner

53
0
Shares

Një ndër anëtarët e koalicionit qeveritar, duket se sulmet e fundit ndaj mazhorancës nuk I ka ndaj Ramës që është kryeministër por ndaj aleatit të tij Ilir Meta.

Ja cfarë shkruan ai në postimin e para pak orëve dhe se si e bën diferencën mes drejtuesve të koalicionit:

“Të gjithë ndërkombëtarët janë në emërues të perbashket: s’ka anëtarësim në Bashkimin Europian nëse nuk bëni reformën në drejtësi. Mos hapje e negociatave është humbje e madhe për Shqipërinë. Gjendja ekonomike nuk ka asnjë shpresë. Qeveria është pa para edhe pse me mendjelehtësi mendoi që ta hidhet situatën duke zhvatur kapitalin e vogël dhe të madh që punon pa lodhur në Shqipëri. Një qeveri pa para quhet e falimentuar. Atëherë pse nuk shpall reformën në drejtësi, që të krijojë mundësinë ekonomike për shqiptarët e varfër dhe pa shpresë? Sepse atë reformë nuk e do korrupsioni. Cilët janë.? Meta kryesori – një hajdut ordiner. Pastaj me radhë shokët: Berisha …dhe me të, i gjithë tabori i tij…E të tjerë, e të tjerë. Gjyqtarë e prokurorë. Të gjithë bashke; i gjithë korrupsioni disponon sot 500 milionë Dollarë. Që iu është kapur si shumë. Kurse shqiptarët po çmenden nga depresioni që i shtyp me pashpresë. “Si s’keni turp”; i tha Zëri i Amerikes Metës. Kujt ia thotë? Ia thotë në fakt popullit shqiptar, i cili është në zgrip të shkatërrimit nga banditet që e qeverisin. Gjithçka tani eshte e qartë. Shqipëria është në prag të përplasjes shoqërore.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY