Malazesi nuk pagoi lekët e drogës, historia e pengmarrjes në Shkodër

Malazesi nuk pagoi lekët e drogës, historia e pengmarrjes në Shkodër

73
0
Shares

Një blerës hashashi nga Mali I Zi nuk pagoi në kohë 10 mijë euro. Atëherë prodhuesit e hashashit morën peng dy vëllezër nga Shkodra që kishin qënë edhe ndërmjetësuesit e shitjes së drogës.

Për 6 ditë rresht 7 persona nga fshatrat e Dukagjinit mbajtën peng personin me inicialet S.K, në stanet e bjeshkëve të gatshëm që tia marrin edhe jetën nëse I vëllai I liruar prje tyre me kusht nuk do të sillte shumën prej 10 mijë eurosh.

Sipas dosjes që prokruroria ka dorëzuar në gjykatë, thuhet se mbrëmjen e datës 21 nëntor në kohën kur po pinin kafe në Shkodër dy vëllezërit S.K. dhe A.K. pranë tyre ka shkuar Tomë Shkrepa me dy persona duke I detyruar të hipnin në makinën e tij.

Pas një rruge të shkurtër, në fshatin Grudë, dy vëllezërit janë kërcënuar me armë dhe dhunuar fizikisht duke I kërkuar të paguanin shumën prej 10 mijë eurove, që personi nga Mali I Zi I detyrohej për hashashin e dërguar.

Më pas, dy vëllezërit e dhunuar I kanë hipur në një makinë Rang Rover duke I dërguar deri në afërsi të fshatit Rrash – Kullaj të Malësisë së Madhe ku edhe I kanë rrahur.

Nga aty janë nisur në këmbë për në fshatrat e thella të Dukagjinit, ku kanë ecur për rreth 3 orë. Aty, janë pritur nga persona të armatosur që dyshohet se janë 4 të shpallurit në kërkim, sipas abc neës. Ndërsa shtetasin A.K. e kanë lënë të kthehet duke I lënë afati deri më datë 29 nëntor për të paguar shumën prej 10 mijë eurosh në të kundërtën do t’I vrisnin vëllan e marr peng me inicialet S.K.

Policia e shtetit pas denoncimit, është vënë në ndjekje të pengmarrësve ku në orët e para të mëngjesit të datës 27 nëntor kanë arritur të arrestojnë tre pengmarrësit dhe lirojnë pengun. Ndërsa 4 personat e armatosur kanë qëlluar në drejtim të policisë, duke arritur të largohen në drejtim të paditur.

Nga ana tjetër, tre të arrestuarit do të dalin gjatë ditës së hënë para Gjykatës së Krimeve të Rënda për tu njohur me akuzat si dhe kërkesën e prokurorisë për t’I caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY