Nëpërmjet një statusin në faqen e tij zyrtare në facebook Deputeti i Lezhës Eduard Ndocaj ka ngritur shqetësimin për mos organizimin e festës së çlirimit nga ana e strukturave të PS në Lezhë. Pasi në varrezat e Dëshmorëve siç edhe mund të shihet nga fotot janë vendosur kurora me lule në emër të partisë Komuniste. Ai thotë se Partia Socialiste në Lezhë ka nevojë për rinovim dhe vizion Perëndimor.
Statusi i plotë i Eduard Ndocaj
“Fotolajm- sot tek Deshmoret e Kombit ne Lezhes u vendosen edhe keto dy kurora:
Njera ne emrin e Partise Komuniste dhe tjetra ne emer te Partise Punes. Strukturat e maxhorances ne Lezhes eshte fatkeqesi qe nuk jane ndar akoma nga a kaluara komuniste edhe pse kete vit kemi 25 vjetorin e rrezimit te Regjimit. PS Lezhe ka nevoje per rinovim e reformim e vizione Perendimore. Eduart Ndocaj”
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/