60 MILIONE DOLLARE/ Ja investimet më të çuditshme të qeverisë për 2016

60 MILIONE DOLLARE/ Ja investimet më të çuditshme të qeverisë për 2016

58
0
Shares

Ndërsa fondet për investimet publike janë të nivelit të vitit 1997, sërish edhe ndarja mes këtyre fondeve është në kurriz të qytetarëve.

Kryeministria, do të investojë 500 mijë dollarë vetëm sistemin e sigurisë dhe jep disa qindra të tjera për rregullimin e ndërtesave, sias vizion plus. Vila e shërbimeve qeveritare në Dhërmi, merr 210 mijë dollarë për mobilim dhe konstruksion të plotë të pjesës që ka mbetur. Shërbimi Informativ do të harxhojë 300 mijë dollarë për rregullimin e parkut.

Por shpenzimi më i cuditshëm do të jetë ai i Kuvendit. Disa mijëra dollarë nga shpenzimet publike do të përdoren për të rindërtuar sistemin e rrufepritësve dhe kondicionimin me preçizion të lartë.

Nga 600 milion dollarë që jep buxheti i shtetit për investimet publike, 10% e kësaj shume do të shkojë për blerjen e pajisjeve të zyrave dhe kompjuterëve për administratën, sipas vizion plus.

Në listën e detajuar të shpenzimeve të çdo institucioni rezulton 58.5 milion dollarë, të cilat llogariten si shpenzime kapitale, në fakt nuk do të jenë për të përmirësuar rrugët dhe shërbimet për qytetarët, por do të jepen për të lehtësuar punën e nëpunësve dhe ministrive.

Fondet më të mëdha do të janë për rikonstruksione godinash, ku shumë ministri si ajo e Arsimit, Planifikimit Urban dhe me dhjetëra drejtori qe do të ndërtojnë dhe rimodelojnë ambientet ku rrinë. Në këtë listë të gjatë të shpenzimeve që do të bëjnë të gjithë institucionet shtetërore të administratës në Shqipëri, fjala që është shkruar më shpesh është “blerje zyrash”, më pas vjen “rikonstruksion ndërtesash” e cila pasohet nga fjala “blerje kompjuterësh”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY