“The Indipendent” e tepron për seksin në Greqi

“The Indipendent” e tepron për seksin në Greqi

63
0
Shares

Në Greqi mund të blesh seks për gjysëm ore vetem me 2 euro, sshkruan gazeta e madhe britanike, The Indipendent.

Sipas saj vajzat e reja greke po shesin trupin e tyre me çmimin e një sanduiçi. Ky është përfundimi i një studimi te publikuar dje në “The Indipendent”, ku theksohet se shkak janë vitet e gjata të krizës ekonomike në Greqi.

Pjesë e studimit janë të dhëna të mbledhura nga 17 mijë punëtore seksi, që njihen për aktivitetin e tyre në Greqi. Pas sondazheve të bëra me to, zbulohet se janë femrat greke qe dominojnë tashmë në prostitucion, me 80 % dhe jo më vajzat e Europës Lindore.

Studimi thekson më tej se oferta për të blerë “seks” është më e lira në Europë.

Kur kriza ekonomike filloi në Greqi çmimi i seksit me një prostitutë ishte 50 Euro kurse tani ka rënë në 2 euro për një seancë 30 minutëshe, thote profesori i Sociologjisë në Universitetin Panteion të Athinës, Gregory Laxos për “London Times” .Sipas tij, “Disa gra e bëjnë vetëm për të blerë një sanduiç sepse nuk kanë çfarë të hanë kur janë të uritura”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY