Si mund të bëni njeriun e ëndrrave për vete

Si mund të bëni njeriun e ëndrrave për vete

94
0
Shares

Duke shfrytëzuar kombinimin e përsosur të vetëbesimit, shkathtësitë me dashurin dhe humorin, ato për asnjë çast nuk lejojnë që partneri i tyre të mendojë për ndonjë tjetër. Dhe e dinë mirë se si të veprojnë në secilën fazë të lidhjes.

Paralizojeni me shikim:
Është me rëndësi se çfarë qëndrimi mban dhe sa është seksi. Pra, si ta bësh mashkullin që sa hap e mbyll sytë të mbetet gojëhapur dhe me shikimin të drejtuar nga ti, edhe pse nuk ke bel të hollë dhe minifund. Patjetër duhet ta pushtoni me qëndrimin tuaj pa asnjë fjalë të vetme. Mënyra se si ecni, më së shumti zbulon se kush jeni dhe çfarë përshtypjeje dëshironi të lini te mashkulli.

Bëni çdo gjë që bën edhe ai:
Natyrisht, ka qenë joshje çasti kur keni bërë flirt, madje edhe kur keni dalë me të mbrëmjen e parë. Mirëpo, çfarë duhet bërë pastaj? Dita tjetër po afrohet, ndërsa ju mendoni se dëshira e ndërsjellë për të qenë bashkë edhe më është e papërmbajtshme. Bëni lëvizje sikur të jeni para pasqyrës. Kur ai përkulet nga ju, përkuluni edhe ju. Në qoftë se i kopjoni me besnikëri lëvizjet e tij, shumë shpejt do të filloni të merrni frymë me të njëjtin ritëm dhe me siguri do të gjendeni në të njëjtin shtrat.

Bëhuni e durueshme dhe herë-herë lavdërojeni:
Disa takime në fillim kanë qenë të paharrueshme. Tani është koha që të hapni një faqe të re dhe shumë delikate të lidhjes suaj. Në qoftë se në fillim të lidhjes suaj nuk e keqtrajtoni atë dhe nuk e ngutni me kërkesa të llojllojshme, është shumë e sigurt që ai do t’ju thërrasë i pari.

Lidheni për vete edhe pas seksit:
Më në fund kontakti seksual ka ndodhur. Për fat të keq, shpesh herë seksi është një moment kthese, pas të cilit shumë çifte të reja përgjithmonë ndahen. Mirëpo, ekzistojnë disa veprime që duhet bërë pas aktit seksual, të cilat partnerit tuaj do t’i tregojnë se ka bërë gjënë më të mirë me personin e vërtetë. Menjëherë pas seksit mos kërkoni që t’ju thotë se ju dashuron. Ia bën me dije se seksin nuk e shikon si një garanci për lidhje të qëndrueshme, pa marrë parasysh se a mendon ashtu apo jo. Është koha që ai të fillojë të ndjehet i sigurt dhe mirë me ju.

Qëndrojini afër në çdo moment:
Kështu rëndom ndodh midis muajit të tretë dhe të gjashtë të lidhjes. Marrëdhëniet të cilat janë zhvilluar deri një përsosmëri të plotë kanë arritur në një pikë kthese. Meshkujt nuk dinë se si të ballafaqohen me lidhjen, e cila bëhet gjithnjë e më “serioze” dhe me mundësinë që, duke pasur parasysh se i keni zbuluar disa dobësi të tij, bëhet i lëndueshëm.

Përkushtimi dhe dashuria:
Jo gjithmonë dhe në çdo kohë lidhja dhe raporti në çift ecën me të njëjtat hapa. Prandaj marrëdhënia në çift ka nevojë për përkushtim dhe dashuri. Kënaqeni egon e tij duke i thënë se me të jeni e kënaqur në shtrat. Mënyra tjetër që të thyeni akullin pas seksit është të hani së bashku. Apo, në qoftë se nuk ju pëlqen kjo, shmanguni ushqimit dhe me shpejtësi marshoni drejt dushit.
Derisa të shkoni në banjë, me delikatesë i pëshpëritni në vesh se si dëshironi edhe pak të kënaqeni me trupin e tij. Bëjeni një dush së bashku dhe i thojini se të pëlqen ju e pëlqeni atë. Ku ekziston kurthi? Disa femra menjëherë pas seksit mendojnë se kontakti i parë seksual është edhe vendosja e lidhjes. Vetëm pse keni fjetur bashkë, nuk do të thotë se gjëja e parë e vërtetë të cilën mund ta pritni nga ai, do të jetë që të vrapojë deri në dyqan për “zig-zakun”

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY