Rrahu gruan e tij, Manjani urdhëron shkarkimin e gardianit

Rrahu gruan e tij, Manjani urdhëron shkarkimin e gardianit

74
0
Shares

Ministri i Drejtësisë, “i ka marrë me sy të mirë”  burgjet. Pas shkarkimit të dy drejtorëve, Ylli Manjani, ka urdhëruar Drejtorinë e Burgjeve që të nisë procedurat e shkarkimit edhe për një punonjës që është denoncuar për dhunë në familje.
Sipas ministrit të Drejtësisë, ai është njoftuar se punonjësi Kreshnik Dervishi, punonjës i burgjeve në Durrës, është denoncuar nga familjarët për ushtrim dhune.
“Menjëherë urdhëroj strukturat përgjegjëse për shkarkimin e menjëhershëm nga detyra të punonjësit të burgjeve në Durrës, Kreshnik Dervishi. Ministria e Drejtësisë fton Prokurorinë të hetojë dhe të vendosë para përgjegjësisë të denoncuarin. Persona të tillë nuk meritojnë të jenë në shërbimin publik”, deklaroi Manjani.
Pas kësaj, nuk i mbetet shumë për të bërë  titullarit të Drejtorisë së Burgjeve, veçse të propozojë shkarkimin e këtij gardian dhe më pas, ministri Ylli Manjani firmos shkarkimin e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY