Nishani pritje për festën e Pavarësisë: Të përshpejtojmë afrimin me Europën

Nishani pritje për festën e Pavarësisë: Të përshpejtojmë afrimin me Europën

68
0
Shares

Presidenti i Republikës Bujar Nishani  në pritjen zyrtare për festën e Pavarësisë ka bërë thirrje për bashkëpunim në mënyrë që Shqipëria të eci përpara. Nishani tha se duhet të konsolidohet drejtësia dhe institucionet, duke i dhënë fund kohës kur padrejtësitë i bëjnë ata që pretendojnë së bëjnë drejtësi.
Kreu i shtetit tha se përmes dekriminalizimit të largohen nga politika personat me rekorde kriminale.
“Duke respektuar pavarësinë e secilit institucion është e vetmja mënyrë për të funksionuar harmoninë e institucioneve. Të drejtojmë drejtësinë, të marrë fund koha kur padrejtësitë më të mëdha i bëjnë ata që pretendojnë se bëjnë drejtësi. Përmes dekriminalizmit ti japim fund strehimit të personave me rekorde kriminale, ti japim debatit politik sensin frymëdhënës me rregulla qytetare, kulturë demokratike dhe pluraliste. Të  përshpejtojmë sa të mundemi afrimin tonë me Europën. T’i bëjmë këto jo me panik dhe me ngut, por në kohën e duhur, mënyrat dhe mjetet e duhura”, u shpreh Presidenti.
Presidenti Nishani tha më tej se sot nuk ka luftë lokale, por globale dhe brenda këtij konteksti edhe shqiptarët duhet të reagojnë.
“Në kohën e sotme nuk ka rrezik, panik, frikë apo luftë, apo çfarëdolloj problematike tjetër lokale, por vetëm globale. Sot gjithçka e mirë i gëzon të gjithë dhe gjithçka e keqe i rrezikon të gjithë. Brenda këtij konteksti globalizimi duhet të vlerësojmë, interpretojmë dhe reagojmë edhe ne shqiptarët”.
Kreu i Shtetit tha se duhet të punojmë në mënyrë që mos humbim ato që kemi fituar dhe merituar. “Mos ta çojmë historinë në muzeum”, tha Nishani.
“Të dashur bashkatdhetarë, pavarësinë që po festojmë sigurisht që e meritojmë, por nuk duhet të harrojmë se gjithçka që meritohet edhe shpërdorohet, gjithçka që fitohet edhe humbet. Që mos shpërdorojmë dhe mos humbim duhet të punojmë, përndryshe kujtimet e mira të të parëve tanë mund të na shndërrohen në histori dhe pak nga pak historia në arkeologji, çka nuk duhet kurrsesi të ndodhë. Mos ta çojmë historinë në muzeum, por ta mbajmë të gjallë, duke kthyer sytë pas”.
Presidenti Nishani tha se nëse punojmë nuk është çudi që pas ca kohësh në truallin tonë të kemi më pak shqiptarë. Ai i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që të mos braktisin Shqipërinë.
“Nëse do punojmë keq, pa krenari politike, pa përgjegjshmëri politike, pa ndjeshmëri njerëzore dhe qytetare, nuk është çudi që pas ca kohësh mund ta kemi shtetin, por mbi truallin tonë të kenë mbetur më pak shqiptarë. Të bëjmë çmos që kjo mos ndodhë. Unë i ftoj qytetarët mos e braktisin Shqipërinë, se me përpjekjen e të gjithëve mund ta shndërrojmë vendim që duam”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY