Ngacmoi një vajzë te stacioni trenit, i riu shqiptar do të dëbohet...

Ngacmoi një vajzë te stacioni trenit, i riu shqiptar do të dëbohet nga Britania

64
0
Shares

Një i ri 21-vjeçar shqiptar do të dëbohet nga Britania pasi u shpall fajtor për ngacmim seksual.
Besnik Ferizolli, u arrestua nga polica e transportit pasi ngacmoi një vajzë në një stacion treni në Londër. Sipas policisë, Ferizolli i ka kërkuar një 19-vjeçareje që të ulej pranë tij. Më pas ai e ka puthur dhe i e përqafuar,  pa dëshirën e saj.
Shqiptari pretendon se vajza i ka dhënë atij dhe numrin e telefonit. Gjatë udhëtimit, Ferizolli ka vazhduar ta ngacmojë vajzën dhe intimiduar atë deri sa ajo të zbriste nga treni.
Hetuesit britanikë thonë se Ferizolli ka bërë që 19-vjeçarja të ndihet e frikësuar, e kërcënuar dhe në kushte jo të rehatshme.
“Askush nuk duhet të ndihet në këtë mënyrë dhe çdo kush ka të drejtë të udhëtojë pa frikë në rrjetin e transportit. Inkurajojmë qytetarët që të raportojnë sjelljet e padëshiruara seksuale”, u shpreh hetuesi i çështjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY