Mbyllet hetimi për Francesko Bechetin, dosja në gjykatë

Mbyllet hetimi për Francesko Bechetin, dosja në gjykatë

58
0
Shares

Prokuroria ka mbyllur procesin hetimor ndaj Francesko Becheti dhe administratorit të kompanisë së tij Mauro de Renzis. Dosja ka mbërritur në gjykatë dhe prokurorja ka formuluar 4 akuza.

Becheti sëbashku me mikun e tij po ndiqen për akuzën e “vjedhjes duke shpërdorurar detyrën”, akuzën e “pastrimit të parave” dhe “krijimin e skemave mashtruese” me qëllim përfitimi, atë të “mospagim taksash dhe detyrimeve”.

Francesko Bechetiishte themelues dhe pronar i tv Agon Channel i cili u sekuestrua dhe më pas u mbyll nga qeveria.

Mbyllja e televizionit ndezi debat në Shqipëri lidhur me lirinë e mediave. Agon Channel ishte një tv kritik ndaj qeverisë dhe përgjatë zgjedhjeve lokale denoncoi disa raste të blerjes së votave nga partitë qeveritare.

Nderkohe nuk ka edne ndonje vendim qe lidhet me ekstradimin e tij ne Shqiperi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY