Lulzim Basha: Nuk ka liri nën tiraninë e varfërisë

Lulzim Basha: Nuk ka liri nën tiraninë e varfërisë

47
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha në mesazhin e tij për 28 nëntorin se liria është e paplotë pa lirinë nga tirania e varfërisë, pa lirinë nga tirania e padrejtësisë, e arbitraritetit dhe arrogancës ndërsa ftoi shqiptarët në një bashkim të madh për t’i dhënë lirisë kombëtare dimensionet e plota dhe të vërteta, të lirisë, demokracisë, përparimit, zhvillimit dhe shanseve të barabarta për të gjithë para ligjit.

“Nga altari i martirëve të kombit dua t’i uroj të gjithë shqiptarëve anembanë Shqipërisë, trojeve shqiptare dhe anembanë botës gëzuar festën e Pavarësisë, festën e Flamurit, gëzuar festën e Çlirimit!

Asnjë komb tjetër nuk ka paguar më shtrenjtë për lirinë kombëtare se kombi shqiptarë ndër shekuj. Por kjo liri është e paplotë pa lirinë nga tirania e varfërisë, pa lirinë nga tirania e padrejtësisë, e arbitraritetit dhe arrogancës. Ndaj jam i bindur se ky 28 Nëntor do të shërbejë për një bashkim të ri dhe të madh të shqiptarëve për t’i dhënë lirisë kombëtare dimensionet e plota dhe të vërteta, të lirisë, demokracisë, përparimit, zhvillimit dhe shanseve të barabarta për të gjithë para ligjit” theksoi zoti Basha.

Drejtuesit më të lartë të Partisë Demokratike dhe ish kryeministri Sali Berisha kanë përkujtuar sot në ditën e lindjes së tij dhe komandantin legjendar Adem Jashari.

“Sot festojmë edhe ditëlindjen e Adem Jasharit, komandantit legjendar të ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, birit të Drenicës kreshnike të cilin Zoti e lindi në një ditë historike e të shënuar, për të shënuar me sakrificën e tij, e familjes së tij, aktin sublim. Do t’ia ngrinte kokën shqiponjës dykrenare, do ta bënte të plotë Pavarësinë e Shqipërisë, përmes lirisë së Kosovës!”, deklaroi zoti Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike vizitoi edhe familjen e Heroit të Demokracisë, Azem Hajdarit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY